Këshilli i Prindërve të Kosovës ka uruar Ditën e Mësuesit të gjithë mësuesit dhe edukatorët e Kosovës, duke thënë se në këtë ditë kujtohen mësuesit e të gjithë brezave të cilët përkundër sfidave pengesave dhe represioneve të shumta në të kaluarën tonë jo shumë të largët me guxim e sinqeritet kryen detyrën e tyre të shenjët e fisnike.
Këshilli i Prindërve nëpërmjet një komunikate, ka thënë se Dita e Mësuesit është dita kur kujtojmë të gjithë mësuesit për punën e tyre fisnike në edukimin e brezave që nga çasti kur për herë të parë u hap mësojtorja e parë e gjuhës shqipe e gjer në ditët e sotme.
“Një urim i veçantë, përDitën e Mësuesit, shkon edhe për një brez mësimdhënësish në pension, të cilët kanë qenë modele të shkëlqyera dhe një pasuri e lartë e intelektualëve shqiptarë, të cilët shërbyen me dashuri e përkushtim dekada e dekada me radhë. Po ashtu një Urim i veçantë shkon edhe për të gjithë mësuesit e rënë dëshmor dhe atyre që me pushkë në dorë krahas punës së shenjët të mësuesit luftuan për lirinë e Kosovës”, thuhet në komunikatë.
“E kam duet me Sala Jasharin”, Rovena këndon para banorëve k...
Leonora Jakupi “magjike” në paraqitjen e fundit
Haxhiu takon ushtaret për 28 Nëntor: Me gratë që reflektojnë...
Endriti publikon foto të Ismail Qemalit dhe Hashim Thaçit: A...
Historike: Kosova për herë të parë në vendin e 99-të
“E kam duet me Sala Jasharin”, Rovena këndon para banorëve k...