KD i UP-së sot pritet t’i rikthehet procesit të zgjedhjes së rektorit

09:37 | 7 Mars 2016
M. A.

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës ka paralajmëruar të mblidhet të hënën, për të diskutuar dy çështje kryesore rreth zgjedhjes së rektorit të UP-së, pas dështimit nga konkursi i parë.

Njëra është caktimi i një date dhe modaliteteve të konkursit të ri që do të hapet për rektorin ri të UP-së, dhe e dyta është definimi nëse në konkursin e përsëritur kanë të drejtë të konkurrojnë kandidatët që ishin në garë edhe herën e parë, shkruan sot Koha Ditore.

Në garë për postin e rektorit kanë qenë kandidatët: Lul Raka, Anton Berishaj, Naser Sahiti dhe Sali Bashota. Dy nga ta, Naser Sahiti dhe Lul Raka, ishin në garë deri në raundin e tretë, kur morën vota të barabarta, nga katër.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme