Google ADS

‘Tregti’ me numrat e pritjes në komunën e Prishtinës

11:33 | 7 Mars 2016
Arbresh.info

Radhët e gjata të qytetarëve të Prishtinës për të nxjerrë dokumente në këtë komunë janë bërë pothuajse përditshmëri. Sado që zgjohesh në mëngjesin e hershëm për të aplikuar për ndonjë dokument prapë mund të përfundosh në këto radhë të gjata.

Ndërsa të gjithë qytetarët e dijnë se për të kërkuar ndonjë dokument në njërin nga sportelet e komunës së Prishtinës janë disa procedura. Së pari duhet të marrësh një numër nga sistemi i numrave, pastaj të presësh deri sa të vijë radha e numrit tëndë.

Mirëpo në komunën e Prishtinës përkatësisht në Drejtorinë e Kadastrit duket sikur janë duke u bërë disa parregullsi nga qytetarët.

Një qytetarë i cili dëshiroi të mbetet anonim për shkak të procedurave që ka për të nxjerr dokumente i ka thënë portalit Arbresh.info se në këtë drejtori bëhet një lloj tregtije me numra.

Ai ka thënë se sado që zgjohet herët në mëngjes për të shkuar në Drejtorinë e Kadastrit për të nxjerr dokumentet që i duhet, ai e sheh radhën e gjatë të njerëzve që siç thotë ai sikurse të kishin qëndruar aty që nga dita e mëhershme.

“Jam duke shkuar në Drejtorinë e Kadastrit qe dy ditë për të nxjerr një dokument. Zgjohem shumë herët dhe shkojë madje pak minuta para se të fillojë puna me palë mirëpo aty rreshti është tejet i gjatë sa që them mos po e kalojnë natën këta qytetarë këtu”, ka thënë ai.

Ky qytetarë thotë se ka vërejtur një gjë e cila nuk i duket në rregull në këtë drejtori.

“Kur e tërheq numrin nga aparati aty që është më del një shifër e lartë dhe kur shikojë brenda nuk janë aq shumë vetë. E pyes sigurimin se si mund të ndodhë një gjë e tillë ai ska përgjigje dhe thotë se mund të kenë dalur jashtë mirëpo edhe nëse ndodh kjo prapë është e pamundur të më dal ajo shifër”, është shprehur ai madje duke treguar edhe numrin që kishte marrë e që kishte shkuar rreth orës 9:00.

“Puna me palë hapet diku mbas orës 8:00 dhe unë kam shkuar rreth orës 9:00 ndërsa kur kam tërhequr numrin më ka dalur numri 164 shifër kjo shumë e lartë për atë kohë. Poashtu deri sa të kryhet një procedurë bëntë gati gjysmë ore dhe, edhe po ta përpjestojmë këtë me kohën nuk del të jenë aq numra aty”, ka thënë ky burim për Arbrëesh.info.

Mirëpo nuk kishte shkuar shumë gjatë kur ky qytetarë kishte vërejtur atë që edhe kishte pasur në mendje, tregtinë me këta numra. Kishte qëlluar afër disa qytetarëve tjerë duke pritur dhe pa dashur kishte dëgjuar një bisedë tek njëri i thoshte kam marrë dy numra dhe nëse dëshiron njërin ta shes.

“Duke pritur në rend dëgjova teksa një njëri i thoshte tjetrit kam marr dy numra nga aparati nëse dëshiron ta shes njërin sepse ti e paske numrin e lartë e unë i kam numrat e vogël. Këtu doli edhe ajo që e mendoja se ata tërheqin më shumë numra dhe pastaj i shesin. Mbeta i çuditur si lejohet një gjë e tillë”, ka theksuar ai madje duke thënë që është mirë të rritet numri i stafit pasi që sipas tij vetëm në atë mënyrë do të mund të evitohej kjo parregullsi.

Lidhur me këtë portali arbresh.info ka kontaktuar zyrën për mardhënie me publikun në komunën e Prishtinës për të kërkuar sqarim se a kanë të drejt qytetarët të marrin më shumë se një numër dhe se a janë të informuar për këtë dukuri të tregtisë me numra mes qytetarëve dhe, zëdhënsja për informim Miranda Mullafazliu ka thënë se nuk kanë informacione të tilla.

“Nuk kemi informacione të tilla. Personi zyrtar nga sigurimi dhe vet qytetarët pajisen me numra nga sistemi i biletimit. Secili individ mund të pajiset me një numër për vete dhe nuk lejohet që të tërhiqet më shumë se një numër për një shërbim”, ka thënë Mullafazliu për Arbresh.info.

Ajo poashtu tregoi edhe procedurën dhe vonesat lidhur ne dokumentet të cilat mirren në këtë drejtori.

“Pala i dorëzon dokumentet përkatëse për nxjerjen e çertifikatës së prones dhe kopjes së planit dhe ajo kerkesë së pari regjistrohet në 2 sisteme: në Intranet ( Programi i Komunës) dhe KCLIS ( Programi i Agjensionit Kadastral), dhe pas kësaj shtypen Certifikatat e Pronës dhe Kopjet e planit, të cilat kontrollohen dhe vulosen nga përsonat përgjegjës të drejtorisë. Ne po të njëjtën ditë, në ora 15:00, pala pajiset me Çertifikatë të pronës dhe Kopje të planit. Ky proces kryhet përmes 3 zyreve pritëse / sporteleve në ndërtesën e re të Komunës”, ka thënë ajo./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme