Pëlqimi i posteve në Facebook ndihmon mashtruesit online

23:10 | 5 Mars 2016
Arbresh.info

Pëlqimi i posteve në Facebook është bërë refleks për shumë njerëz, të cilët e shohin atë si një mënyrë të thjeshtë për të treguar se e kanë parë një post nga një mik apo faqe, por përdoruesit e

Facebook-ut të cilët klikojnë like mund të ndihmojnë mashtruesit të mashtrojnë njerëz online.

Duket e padëmshme, mirëpo pëlqimi i posteve në Facebook mund të jetë shumë i rrezikshëm dhe mund tua bëjë të mundur mashtruesve ti vjedhin të dhënat e njerëzve, të shpërndajnë viruse dhe të japin informacione false.

Mashtruesit do ta postojnë një storie në Facebook e cila duket e padëmshme, mirëpo që mund të tërheqë shumë pëlqime dhe vëmendje nga njerëzit.-transmeton arbresh.info. Sa më shumë pëlqime të marrë aq më shumë njerëzve do t’iu dalë në NeësFeed.

Sapo ta arrijnë këtë mashtruesit do ta editojnë atë dhe të shtojnë diçka të dëmshme. Për shembull mund të promovojnë produkte për blerje mirëpo në fakt mund t’ju vjedhë të dhënat e kredit kartelës./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme