Në garën për rektor mbesin Lul Raka dhe Naser Sahiti

17:20 | 4 Mars 2016
Arbresh.info

Naser Sahiti dhe Lul Raka kanë hyrë në garën finale për rektor të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Anëtarët e Këshillit Drejtues tash do të votojnë për këta dy kandidatë pasi që në fazën e parë asnjëri nga katër kandidatët nuk ka arritur të marrë vota të mjaftueshme nga anëtarët e Këshillit Drejtues.

Raka dhe Sahiti në votimin e parë kanë marrë nga tri vota ndërsa votat tjera kanë shkuar për Sali Bashotën dhe Anton Berishaj.

Këshilli Drejtues i UP-së përbëhet nga nëntë anëtarë./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme