Suxhuku kosovar, ndër mallrat e kontrabanduara më së shumti në Zvicër

14:51 | 4 Mars 2016
Arbresh.info

Zyrtarët e doganës në Aeroportin e Cyrihut, gjatë vitit te kaluar kanë konfiskuar 18 për qind më shumë mallra dhe gjësende të kontrabanduara se një vit më parë njofton agjencia e lajmeve sda. Bëhet fjalë për gjithsej 4300 raste kontrabandimi të kosntatuara te pasagjerët ose më shumë se 10 sish në ditë.

Është interesante se, siç shkruajnë mediet zvicerane, gjatë vitit 2015 janë konfiskuar dhe asgjësuar më shumë se 11 tonë prodhime të mishit, si suxhuku e salsiqet e ndryshme si dhe të pulës dhe të kafshëve tjera. Shumica e tyre vijnë nga Kosova, Tajlanda dhe Brazili, transmeton albinfo.ch. Në këto vende, sipas inspektoratit doganor ka një rrezikshmëri të lartë të infektimit.

Shuma e parave të futura në mënyrë të jashtëligjshme dhe të gjetura te udhëtarët në Aeroportin e Cyrihut ka qenë 576 milionë franga ose 21 për qind më e vogël se në vitin 2014, përcjell albinfo.ch. Ndonëse në shifra absolute ka kasur tre për qind më tepër dërgesa, vlera e mallrave të importuara ne kundërshtikm me ligjin ka qenë më e ulët se ajo e një viti më parë.

Sipas udhëheqësit të inspektoratit doganor të Aeroportit të Cyrihut, Heinz Widmer, kjo ulje shpjegohet e gjendjen ekonomike gjegjësisht forcimi i frangut ka bërë që të ketë mallra të importuara me më pak vlerë se një vit më parë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme