Google ADS

Hapet fabrika e re e ëmbëlsirave në Ferizaj

09:08 | 4 Mars 2016
Arbresh.info

Në Fshin e Vjetër të Ferizajt është inauguruar të enjten fabrika e re e ëmbëlsirave “Rolleo” e cila synon që produktet e saja përveç në tregun e brendshëm t’i plasojë edhe në atë ndërkombëtarë. Në këtë fabrikë fillimisht janë punësuar 15 punëtorë të rregullt dhe 20 sezonalë.

Në këtë ceremoninë e hapjes së kësaj fabrike mori pjesë zëvendësadministratori i USAD-it, Tomas Melia, zëvendësambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Jenifer Bakus, drejtori i USAD-it në Kosovë, Jejms Houp, shefi i misionit të ambasadës suedeze në Kosovë, Henrik Nilson, kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, si dhe shumë mysafirë të tjerë.

Në hapjen e kësaj ceremoni drejtoresha e fabrikës së ëmbëlsirave “Rolleo” Lirije Ilazi, ka thënë se gjithçka në këtë fabrikë ka nisur rreth tetë vite më parë.

“Ishte koha kur filloi realizimi i ëndrrës, ndërlidhur me pasion për punën dhe motivimin për të krijuar jetë më të mirë. Punën e nisëm me pak, por ishte një proces i gjatë i prodhimit i cili zhvillohej në vetëm 50 metra katrorë të garazhit të shtëpisë sonë. Punën e nisa me pak punëtorë, dhe filluam të shesim produktet tona nëpër maketet e Ferizajt”, ka thënë Ilazi, përderisa ka falënderuar të gjithë miqtë për përkrahjen e dhënë.

Ajo falënderoi Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetje përmes programit “Fuqizimi i sektorit privat për blerjen e pajisjeve të reja të fabrikës. “Falënderojë BERZH-in për mbështetjen me certifikim e standardeve ndërkombëtare të cilësisë ISO, HACCP dhe Hallall, si dhe projektin “Eye” për mbështetjen një vjeçare me administrimin e marketingut, hulumtimin tregut vendor dhe lidhjet biznesore me dy blerës ndërkombëtarë”, ka përfunduar Ilazi.

Kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa ka thënë se Komuna e Ferizajt, çdo ditë e më shumë po bënë përpjekje maksimale që të ndihmohen bizneset ferizajase në forma nga më të ndryshmet.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme