Xioami lanson Redmi Note 3

12:01 | 3 Mars 2016
Arbresh Info

Xiaomi sot ka prezantuar Redmi Note 3 për tregun indian. Telefoni i mençur me 16GB kushton 148 dollarë, ndërsa modeli me 32GB kushton 178 dollarë.

Redmi Note 3 për Indi përdor procesor të ri Snapdragon 650 SoC, 2GB RAM për modelin me 16GB RAM dhe 3GB RAM për modelin me 32GB, shkruan portali arbresh.info. Telefoni i ri ka kamerë 16 megapiksel me hapje f2.0, ekran 5.5 inç 1080p, kamerë frontale 5 megapiksel, dhe bateri 4.050 mAh. Redmi Note 3 është gjithashtu telefoni i parë i kompanisë me sensor për njohjen e shenjave të gishtave.

Redmi Note 3, i cili ka sistem operativ MIUI 7 të bazuar në Android 5.1 Lollipop, është në dispozicion në MI.com dhe Amazon duke filluar nga 9 marsi./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme