Sopranoja Jaho nominohet për çmimin e publikut nga Opera Awards

07:17 | 3 Mars 2016
Arbresh.info
Ndër shumë artikuj e lajme të mira që vijnë nga skenat më të mëdha botërore për sopranon e famshme Ermonela Jaho, ka ardhur edhe një nga ‘International Opera Awards”. Jaho është përzgjedhur nga juria, mes tetë emrave të tjerë të njohur të muzikës lirike ndërkombëtare.
Ajo është nominuar për çmimin e publikut i cili pritet të shpallet më 15 maj. Votimi i publikut mund të bëhet online dhe të drejtën e votës e kanë të gjithë, në mbarë botën. Emrat e tjerë në konkurim janë Danielle De Niese, Joyce DiDonato, Michael Fabiano, Gerald Finley, Juan Diego Flórez, Dmitri Hvorostovsky dhe Eva-Maria Westbroek. Ata që kryesojnë jurinë që ka përzgjedhur emrat janë John Allison, kritik muzike në The Daily Telegraph dhe kryeredaktori I Opera Magazine. Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Teatrit të Operas dhe Baletit, Ilir Kerni I cili shkruan në statusin e tij në facebook : “Super Ermonela Jaho e nominuar nga International Opera Awards ne Readers’Award.
Fituesi përcaktohet prej mbledhjes së votave nga bota mbarë. Konkurentë të Ermoneles janë figura të shquara të artit rus dhe latin, ndaj do të ishte bukur që shqiptarët të shprehnin solidaritetin me vajzen e tyre duke votuar masivisht….”Ju ngelet vetëm të votoni!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme