Në Aeroportin “Adem Jashari” është kthyer ekipi i filmit të bashkërealizuar kosovaro-britanik “Shok” nga SHBA-ja, ku ishte për të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve prestigjioze Oscar, pas nominimin që i ishte bërë filmit në kategorinë e filmave të metrazhit të shkurtër.
Në një konferencë për media aktorët e këtij ekipi i këtij treguan përvojën në këtë ngjarje, derisa thane se janë krenar me pjesëmarrjen në Oscar.
Dy protagonistët kryesor të këtij filmim, Andi dhe Lumi treguan të gjitha përvojat e tyre në Los Angelos.
Ndërsa, drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës, Arben Zharku tha se me këtë film i është hapur rruga kinematografisë kosovare në botë.
” Është punë që është bërë me vite të tëra. I falënderoj njerëzit që kanë punuar me bë klimë ma të përshtatshme për ta nxjerr një film në Kosovë. I ka bërë të gjithë shqiptarët krenar. Tash edhe artistët kosovaër dhe Kosova i kanë dyert e hapura në botë”, tha ai.
Edhe pse ekipi u kthye pa Oscarin për të cilin u shpresua ta fitonte, kjo nuk ka ndikuar që realizuesit të jenë krenar me prodhimin e tyre filmik, marrë parasysh se ky është filmi i parë që depërtoi të nominohet për këtë çmim, si dhe për tematikën e ndjeshme që trajtoi.
Anisa dhe Driloni bisedojnë për dashurinë
Sindikalistët e shëndetësisë njofton për protestën e radhës ...
Dy shqiptarë të nominuar për çmimet vjetore të FIFA-s
Rumania fillon rinumërimin e votave pas akuzave për shkelje ...
Bebushja Luna Mari Ejlli rrëmben vëmendjen me veshje kombëta...
Hovenier: Falënderues për ushtarët amerikanë që shërbejnë në...