Autoritetet gjermane janë duke hulumtuar nëse rrjeti social Facebook ka shpërdorur pozitën e tij në treg duke thyer ligjin për mbrojtjen e të dhënave.
Zyrtarët e Zyrës Federale Cartel kanë thënë se janë duke shqyrtuar nëse ekziston ndonjë lidhje me pozitën dominuese të Facebook-ut në treg për uebfaqet e rrjeteve sociale dhe formulimit të kushteve të përdorimit të tyre, shkruan portali arbresh.info.
Rregullatori ndërkombëtar i konkurrencës ka thënë që Facebook iu kërkon përdoruesve të pranojnë kushte që janë “të vështira për tu kuptuar” dhe se këtu “ka dyshime të konsiderueshme me lidhje me pranueshmërinë e kësaj praktike veçanërisht nën ligjin aktual ndërkombëtar për mbrojtjen e të dhënave”.
Kompania është gjobitur 100.000 euro nga një gjykatë në Berlin muajin e kaluar për rregullat e pronësisë intelektuale. Sidoqoftë, gjiganti tani nuk iu është përgjigjur menjëherë kërkesës për koment./arbresh.info
Kurti për “Financial Times”: Do të punoja me këdo në Shtëpin...
Rodri mund të ketë nevojë për operim, pritet të humbasë gjit...
Sveçla: Përgjegjësia për vrasjen e heroit Afrim Bunjaku ësht...
Marina Vjollca rikthehet në Top Channel, nën moderimin e emi...
Krasniqi viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ishte një simbol...
IKD: KPK të garantojë transparencë në Draftrregulloren për k...