Mësimdhënës që nuk janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe e kanë të pamundur qëndrimin për orë të tëra në këmbë në një klasë shkollore, në Kosovë del se nuk janë paktë.
Disa prej tyre e kanë të gati të pamundur që të kryejnë obligimet që u jep kontrata e mësuesit, nëse nuk kanë ndonjë asistencë nga familjarët, apo kolegët gjatë procesit ditorë mësimorë.
E në gjendje të tillë shëndetësore, pa ndonjë performancë të pritur, rastet që numërojnë sindikatat e arsimin janë të shumta. Madje, ata tregojnë se si në njërën nga shkollat e Kosovës, një mësimdhënës ka vdekur gjatë orës së mësimit, vetëm e vetëm për të mbajtur pagën që e kanë aq të nevojshme.
Përfaqësuesit e mësimdhënësve thonë se pa marr parasysh se çfarë sistemesh e kanë udhëheq Kosovën, punëtorët deri sa kanë qenë në tretmanin mjekësor kanë qenë në pushim mjekësor me pagesë. Ndërsa ligji aktual, parasheh vetëm 1 muaj pushimi mjekësor me pagesë brenda një viti kalendarik. Në rast se pushimi mjekësorë zgjatë më shumë se një muaj, atëherë paga i del me 70% për tre muaj, dhe pas këtij afati ai mësimdhënës që vazhdon të jetë keq nga shëndeti më nuk lejohet që të paguhet.
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jashari tha për KosovaPress se janë rreth 200 mësimdhënës të cilët nuk janë në gjendje të kryejnë punën e tyre pa asistencën e dikujt.
“Mund të them lirisht se në secilën komunë të Kosovës ka së paku nga një rast të tillë që është, dhe në komunat e mëdha ka edhe më të shumtë. Këta njerëz nuk duhet t’i lëmë në mëshirën e kohës dhe t’i detyrojmë dhunshëm të shkojnë në mësim për ta mbrojtur pagën. Nga viti 2014 këto çështje janë diskutuar, por janë diskutuar edhe më shumë në vitin 2015 sepse kemi pas raste shumë të rënda, po e kujtoj rastin në Feriza j kur mësimdhënësi vdes në klasë”, tha Jashari.
Nga ana tjetër, edhe kryetari i Sindikatës së Arsimit dhe Kulturës në Kosovë (SAKK), Ramadan Beqiri i tha KosovaPress-it se duhet të bëhet një zgjidhje sa më parë për këtë problem. Ai tha se raste të tilla ka shumë dhe këto ndikojnë në nxënës të cilët nuk mund të kenë më shumë nga mësimdhënësit që për nga shëndeti janë keq.
“Një mësimdhënës duhet t’i ketë të gjitha kushtet e plotësuara, jo vetëm shëndetësore por edhe kushtet të tjera si në të ardhura, që të ketë një mësimdhënie të mirëfilltë. Ne e dimë se çfarë mund të jenë rezultatet në këto raste dhe as nuk guxojmë të krahasojmë ose t’i kërkojmë diçka se për çfarë rezultatesh jep ai mësimdhënës kur më së pari nga shëndeti nuk është mirë, e sido mos kur ai është zgjuar faktikisht nga krevati për të marr ditarin sa për të mos mbetur pa atë pagë. Çfarë rezultatesh mund të presim ne nga nxënësit, nga gjeneratat e ardhshme. Dhe sikur të ishte vetëm një rast disi do të mbulohej, por sa e sa raste të tilla do të jenë dhe sa e sa raste po na vinë menjëherë dhe po na lajmërojnë se në gjendje jo të mirë shëndetësore kemi një numër të madh të mësimdhënësve. Prandaj për rezultate as që bëhet fjalë, apo të presim diçka nga ai mësimdhënës, ngase në atë gjendje një mësimdhënës para nxënësve të tij nuk mund të jep atë çka duhet të japi”, tha Beqiri.
KosovaPress ka kontaktuar edhe me përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, për të pyetur se si veprohet në këso raste. Ata, kanë deklaruar se nuk është në kompetencën e tyre, pasi që MASHT-i nuk është punëdhënës. Duke thënë se këtë duhet të bëjnë drejtorët e shkollave kompetente duke dhënë vlerësim nëse një mësimdhënës nuk është i aftë për punë, dhe më pas procedura e përkon që çështja të shkojë në drejtoritë e arsimit në komunat përkatëse.
Skandaloze/Profesori në Prishtinë hedh flamurin kombëtar shq...
Kompanitë gjermane po ulin gjithnjë e më shumë orët e punës ...
13 persona të vdekur nga rrëshqitjet e dheut në Ugandë
Kurti uron Shqipërinë: 28 Nëntori na bashkon të gjithë shqip...
Parada për 112-vjetorin e Pavarësisë “kthen” në rrënjët e at...
“Emocioni mbetet i njëjtë edhe pas 112 vitesh”, stërnipi i I...