Për të arritur ngritjen e nivelit të cilësisë së arsimit në Kosovë, duhet të zhvillohet një kurikulë e orientuar në zhvillimin e hulumtimit bazuar në rezultatet e të nxënit dhe mësimdhënies. Kështu është thënë sot në konferencën përmbyllëse të projektit “Tempus” të iniciuar nga WUS Kosova e të mbështetur nga partnerë tjerë relevantë gjegjësisht Universitete nga vende të ndryshme të Evropës.
Qëllimi kryesor i këtij projekti ka qenë hartimi i një udhëzuesi për mësimdhënien e bazuar në hulumtim dhe një udhëzues tjetër më praktik që tregon më shumë për zhvillimin e karrierës.
Në kuadër të këtij projekti pjesëmarrësit dhe participantët kanë pasur mundësinë të trajnohen më shumë për procesin e zhvillimit të kurikulave të bazuara në nevojat e tregut të punës përmes vizitave studimore neper universitete të Evropës.
Iniciatori i këtij projekti, But Dedaj i cili është edhe profesor në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës tha se ky projekt është një hap përpara dhe se Kosova duhet të krahasojë veten me universitetet evropiane në mënyrë që të ngrish cilësinë, sepse pak a shumë është në nivel të njëjtë me arsimin e të gjitha shteteve të rajonit.
Ai tha se janë dy komponentë kryesorë që kanë qenë të rëndësishëm në këtë projekt. Mbështetja e bartësve privat të arsimit të lartë në zhvillimin e kurikulit dhe, komponenti i dytë ka të bëjë me mësimdhënien e bazuar në hulumtim.
Ndërsa, bartësi kryesor i këtij projekti është vlerësuar Universiteti i Sazlburgut të Austrisë, i cili ka qenë mbështetës dhe partner kryesor.
Profesori Peter Eckl, përfaqësues nga zyra e BE-së në Kosovë, ka thënë se ky projekt është shumë i rëndësishëm dhe prek direkt përmirësimin e nivelit të arsimit në Kosovë.
Kurse, i pyetur se a është më e rëndësishme sjellja e cilësisë së universiteteve evropiane në Kosovë se sa rritja e numrit të studentëve që studiojnë jashtë, Eckl tha për KosovaPress se duan të pranojnë më shumë studentë nga Kosova.
“Është një pyetje e mirë. Por ajo varet nga Komuniteti Evropian dhe në rregullimet e tyre fatkeqësisht, ne gjithmonë kemi dëshirë të pranojmë kosovarët dhe varet sigurisht edhe nga kualiteti i edukimit këtu”, tha Eckl.
Ndërsa, Elviana Berani, nga Kolegji Universitar Pjetër Budi ka thënë se sektori privat i arsimit të lartë në Kosovë nuk ka mbështetje nga institucionet e Kosovës dhe se presin që në vitet e ardhme kjo gjendje të ndryshojë.
Në këtë projekt kanë qenë të përfshira Kolegjet Universitare të sektorit privat në Kosovë. Pjesëmarrësit në këto trajnime kanë qenë: Kolegjet AAB, Biznesi, Dardania, Dukagjini, ESLG, Fama, Iliria, Pjetër Budi, Tempulli, UBT, Universum, Victory dhe Akademia Evolucion. Partnerët kryesorë të projektit kanë qenë Universiteti i Salzburgut, Edinburghut, Kolegji Universitar iCork-ut dhe Universiteti i Bukureshtit./Arbresh.info/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...