Google ADS

Mustafa:“Shok” ka arritur ta rikthejë në vëmendjen e botës dramën nëpër të cilën kemi kaluar

21:08 | 28 Shkurt 2016
Arbresh.info

Kryeministri Isa Mustafa, është shprehur krenarë që artistët kosovarë të filmit “Shok”, po trajtohen si konkurrentë të denjë në garën për çmimin prestigjioz Oscar.

Kryeministri Mustafa thotë se Filmi “Shok” ka arritur ta rikthejë në vëmendjen e botës dramën nëpër të cilën ka kaluar populli i Kosovës, duke shprehur besimin se me këtë film, Kosova do të fitojë Oscarin e parë.

“Teksa po numërojmë orët e fundit përpara ceremonisë së ndarjes së çmimeve Oscar, kemi arsye të ndjehemi krenarë që artistët tanë trajtohen si konkurrentë të denjë. Filmi “Shok” ka arritur ta rikthejë në vëmendjen e botës dramën nëpër të cilën kemi kaluar. “Shok” është dëshmi e së kaluarës dhe shkëndijë e fortë e shpresës për të ardhmen e artit dhe kulturës sonë.

T’i gëzohemi këtij suksesi të jashtëzakonshëm. Të lutemi për Oscar-in e parë të Kosovës”, shkruan kryeministri Mustafa, në Facebook.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme