Kanë mbetur vetëm edhe pak orë nga ndarja e çmimeve me preztigjoze në kinematografi, transmeton Klan Kosova.
Shumë shpejt në tepihun e kuq do të parakalojnë shumë aktorë, regjisor e producent që pretendojnë Oacar-in e sivjetmë.
E në mesin e tyre është edhe ekipi i filmit të shkurt kosovar, “Shok”, i cili garon në kategorinë për filmin me të mirë të huaj.
Projekti nga Kosova po konsiderohet favorit nga mediat dhe kritika.
Por të bindur në fitore janë edhe aktorët që janë pjesë e këtij filmi.
E bindjen se Shok do të triumfoi sonte në ndarjen e çmimeve të Akademisë Amerikane të Filmit, po e thonë edhe kineast e regjisor kosovar.
Por sipas regjisorit Selami Tarakut, që i takon një gjenerate me të vjetër të kineastëve kosovar, ashtu si Shok-u, në Kosovë ka edhe shumë filma të tjerë që do të kishin sukses, por që mbesin nën hije për shkak të mungesës së mjeteve.
Megjithatë, edhe pritjet e Tarakut janë që Shok të fitoj çmimin Oscar.
Ndryshe, filmi i metrazhit të shkurtër Shok, është një co-produksion kosovaro-britanik dhe trajton një ngjare në periudhën e luftës së fundit në Kosovë.
Ai është filmi i parë nga Kosova që është nominuar për Oscar, i cili konsiderohet favorit edhe nga mediat amerikane që përcjellin ngjarjet me të madhe të filmit në botë.
http://www.dailymotion.com/video/x3usuc8_shook-intervistat_news
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...