BBC: Kosova me film në Oscar

18:02 | 28 Shkurt 2016
Arbresh.info

Rrëfimi i regjisorit anglez për realizimin e filmit “Shok”, i cili u nominua për çmimin Oscar për kategorinë e filmit të metrazhit të shkurtër. Ai ka rrëfyer për BBC realizimin e filmit dhe bashkëpunimin me miqtë e tij kosovarë, shkruan BBC, transmeton GazetaExpress.
Regjisori nga Leeds, është gati për të ecur në tepihun e kuq në Hollywood pasi që filmi i tij është nominuar për Oscar në ceremoninë e 88’të të Academy Awards.

Jamie Donoughe është një nga pesë regjisorët e nominuar për kategorinë e filmit të shkurtë. Filmi i tij titullohet “Shok”.

Filmi që zgjat 21 minuta, trajton temën e luftës në Kosovë, historinë e vërtetë të dy djemve, ku miqësia e tyre testohet në kufijë.

Një ish student në Kolegjin Ashville në Harrogate, Donoghe tha se filmi u realizua pasi që ai e gjeti veten papritur në Kosovë ne vitin 2010.

“Kam udhëtuar në Kosovë për të realizuar një video spot, sepse në atë kohë kam realizuar spote të ndryshme muzikore. Kam udhëtuar për atje, por nuk kam ditur asgjë për vendin”, ka thënë ai.

“Kam planifikuar të rri vetëm 3 ditë, por fluturimi mu anulua përshkak të motit jo të mirë dhe kështu kam qëndruar për 5 javë në Kosovë”, ka rrëfyer Donoughe për BBC.

Ai ka shtuar se gjatë asaj kohe ka takuar shumë njerëz miqësorë, që e ftuan në familjet e tyre dhe i treguan gjithçka për Kosovën.

“Pas rrëfimeve të shumta që i dëgjova nga miqtë e mi kosovarë, e ndjeva se duhet bërë diçka për t’i treguar këto rrëfime të pabesueshme”, ka shtuar ai.

Donoughe për 4 vite me radhë vizitoi Kosovën, e realizimin e filmit “Shok”, e përfundoi vitin e kaluar.

Filmi është realizuar në bashkëpunim me producentë kosovarë.

“Jam shumë i kënaqur me bashkëpunimet me miqtë e mi kosovarë, e të cilët i falenderoj shumë për realizimin e këtij filmi”, ka thënë ai.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar mbahet sot në Los Angeles.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme