Olters: Kosovës i ka humbur rruga në oborr

14:09 | 11 Prill 2015
Arbresh.info

Qeveria e Kosovës nuk e ka idenë se kah është nisur. Edhe 16 vjet pas përfundimit të luftës shteti më i ri në Evropë është në kërkim të një modeli të funksionimit. Këtë ende nuk e ka gjetur.

Shefi i Bankës Botërore në Kosovë, Jan Peter Olters në një intervistë për Gazetën Fjala, nuk është i sigurt nëse vërtetë përfaqësuesit e vendit e dinë se ku dëshirojnë të arrijnë.

Në dy vitet e fundit, ai vlerëson se gjendja socio-ekonomike, në njëfarë forme, vetëm sa është përkeqësuar dhe këtë më së miri e tregon eksodi masiv i qytetarëve në fillim të vitit.

“Më krizën e migracionit në të cilën kemi kaluar, është bërë shumë e qartë se eksodi i më shumë se 5 për qind të popullsisë së Kosovës në vetëm pak muaj, e përcjellë me greva dhe protesta,… për arsye të mira apo të këqija është një mungesë e opitimizmit, një mungesë e ndjenjës se ka perspektivë ekonomike në vend”, thotë Olters.

Në këtë intervistw ai flet për fillimin e kësaj papërspektive, mungesën e diskutimeve pozitë-opozitë dhe një plani zhvillimor afatgjatë. Gjithashtu tregon për hapat që duhet të ndërmarr Qeveria e Kosovës për të tejkaluar këtë situatë.

Rritja e pamjaftueshme ekonomike, gjendja e rëndës sociale, papunësia e kushtet e pa favorshme për zhvillimin e sektorit privat, sipas tij janë vetëm disa nga sfidat me të cilat Kosova vazhdon të përballet në mungesë të një qasje serioze për adresimin e tyre.

Olters porositë palën kosovare që të mos presin nga të tjerët t’i kryejnë punët që ata duhet ti bëjnë vet. Kjo sipas tij duhet të fillojë me përfshirjen e të gjitha palëve në një diskutim serioz për identifikimin e mundësive zhvillimore dhe hartimin e një plani afatgjatë ekonomik.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme