Google ADS

“The Oscar” e rrezikuar nga sulmet terroriste, masa të rrepta sigurie

06:55 | 26 Shkurt 2016
Arbresh.info
Sulmet terroriste që kanë ndodhur kohëve të fundit në vende të ndryshme të botës (sado që të gjithë veçojnë Parisin) i ka bërë organizatorët dhe autoritetet e Los Anxhelosit, të marrin masa të rrepta për sigurinë e ceremonisë së çmimeve Oskar.
Nata më e rëndësishme e kinematografisë botërore që zhvillohet një herë në vit, do të jetë këtë herë në monitorim. Kjo, nuk bëhet për shkak të ndonjë paralajmërimi apo kërcënimi por mediat ameriakane shkruajnë se të dielën në teatrin ‘Dobly’ në Hollivud, ku do të zhvillohet ceremonia e ndarjes së çmimeve Oskar, do të angazhohen forca speciale të pajisura me antiplumbë e me qentë bombë-nuhatër në mënyrë që gjithçka të jetë nën kontroll.
Çdo objekt i dyshimtë do të sinjalizohet përmes meteve të tjera të sofistikuara. Urojmë që, sidoqoftë, ajo natë të kalojë e qetë dhe paharrueshme siç është, për të gjithë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme