Artisti kinez Ai Weiwei ka krijuar një monument në Berlin me mijëra jelekë shpëtimi në kujtim të refugjatëve të mbytur. Kjo vepër arti në sheshin Gendarmenmarkt është një aksion në kuadër të galas për refugjatët sirianë me rastin e premierës së filmit “Cinema for Peace” në Festivalin e Filmit Berlinale.
Me një vinç jelekët të ndriçuar në ngjyrë portokalli u vendosën në sallën e koncerteve në Gendarmenmarkt. Ato konsiderohen si simbol për të gjithë ata refugjatë, të cilët janë mbytur në Mesdhe gjatë arratisë për në Evropë.
Qysh në janar Ai Weiwei ishte shprehur për një përmendore për refugjatët në ishullin Lesbos. “Shumë njerëz kanë humbur jetën nëpër dallgë, ne na duhet një përmendore“.
Monumenti përkujtimor për refugjatët e mbytur është një vepër arti me imazhe impresionuese në kryeqytetin gjerman, një apel për fatin e njerëzve që humbasin jetën gjatë odisesë në kërkim të lirisë dhe një jete më të mirë.
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...