Xiaomi, kompania kineze për telefona e njohur për kopjimin e dizajnit të pajisjes iPhone, ka vendosur një rekord të ri në librin e Ginisit për shitje madhështore të telefonave brenda një dite.
Kompania njoftoi gjatë një evenimenti se ka shitur 2.11 milionë telefona brenda 24 orëve, duke përfituar 355 milionë dollarë. Kompania 5-vjeçare ka arritur të inkurajojë konsumatorët për blerjen e produkteve të tyre ndërmjet zbritjes së çmimeve brenda një kohe të limituar.
Pavarësisht prezencës në vetëm disa vende, IDC tregon që kompania zë 4.4% të tregut të telefonave në mbarë botën, duke qëndruar prapa Huawei, Motorola/Lenova, Apple dhe gjigandit Samsung./ITshqip/
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, k...
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim