Lotët janë një fenomen që ne i njohim si një dukuri për shprehjen e emocioneve. Ato janë të nevojshëm për të ruajtur lagështinë e kokërdhokut të syrit, përmbajnë proteina dhe substancave të tjera që ruajnë shëndetin e syve dhe për ta luftuar infeksionin.
Llojet janë disa llojesh si;
Lotët themelorë janë ata lot që vazhdimisht freskojnë sytë dhe shërbejnë për të ruajtur lagështinë, të ushqyerit dhe mbrojtjen e syve.
Një tjetër lloj i lotëve janë lotët e reflekseve që mbrojnë sytë nga stimulues të bezdisshëm, të tillë si: era, tymi ose qepa. Këto dy lloje kanë përbërje të ndryshme kimike.
Lloji i tretë i lotëve janë lotët emocionalë. Një studim nga vitet 1980 zbuloi se këta lot përmbajnë proteina më shumë se dy llojet e tjera.
Ka shumë teori në lidhje me faktin se pse qajnë njerëzit. Në aspektin evolutiv disa shkencëtarë argumentojnë se njerëzit kanë qarë për të sinjalizuar trishtimin, por pa bërë tinguj (heshtja ishte e nevojshme për shkak të frikës nga grabitqarët). Përderisa sjellja e njeriut ka evoluar me kalimin e kohës, lotët janë tregues i më shumë se një qëllimi. Njerëzit qanin për të sinjalizuar një problem ose të ngushëllohen nga të pranishmit.
Bebet qajnë për të tërhequr vëmendjen e prindërve, ndërsa të rriturit në shumë raste qajnë ashtu që miku apo personi më i dashur i tyre t’i ofrojë ndihmë. /albeu.com/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?