Ministria e Financave ka bërë përgatitjet përfundimtare të shërbimit elektronik përmes të cilit, tatimpaguesve ua mundëson marrjen e faturës, përcjelljen e gjendjes, si dhe bërjen e pagesës së tatimit në pronë në pikën më të afërt, në Postë apo në Bankë.
Përveç kësaj, numri UNIREF në faturë ua mundëson tatimpaguesve që ta kryejnë pagesën edhe përmes sistemit bankar, e-banking.
Kusht për shfrytëzimin e sistemit elektronik nga ana e tatimpaguesve është futja e të dhënave personale si: emri, mbiemri dhe numri personal në regjistrin e tatimit në pronë.
Përmes përdorimit të shërbimit elektronik, tatimpaguesit kursejnë kohën dhe koston dhe po ashtu, mundë ta përcjellin gjendjen në çdo kohë.
Implementimi i këtij sistemi më të avancuar të pagesave për Tatimin në Pronë nga Ministria e Financave, është edhe një përkushtim tjetër i Qeverisë së Kosovës në ofrimin e shërbimeve më të mira dhe më të shpejta për tatimpaguesit.
Sistemi elektronik për tatim në pronë pritet të futet në përdorim nga data 1 mars.
UEFA pranon gabimin e gjyqtarëve në ndeshjen çerekfinale të ...
KFOR-i bashkë me Policinë e Kosovës rrisin patrullimet në ve...
Haradinaj dekoron Medën me medaljen “Me besim në Zot, Atdhe ...
Trajnimi nga ICITAP, Hoxha: AMP-së, mbështetje për të forcua...
Po bënin gara me vetura, gjobitën dy shoferë në Vushtrri – u...
Claudio Bravo edhe pse i pensionuar i gatshëm të rikthehet t...