Filloi xhirimet ‘Na ishte njëherë në Kosovën Veriore’

20:41 | 10 Prill 2015
Arbresh.info

Fillo xhirimet sot filmi “Na ishte njëherë në Kosovën Veriore” me skenar nga Jeton Kulinxha dhe Eki Rrahmani dhe regji nga Eki Rrahmani.

Pjesa e xhirimeve në Kosovë do të jetë gjatë muajit prill, ndërsa pjesët e tjera do të xhirohen në Londër, Stamboll dhe Qatar.

Ky film flet për botën e një fëmiu të pafajshëm në botën materiale dhe të egër, vështirësi të tejkalojë dhembjen e shkaktuar nga vdekja dhe humbja e të afërmve.
Filmi hap debat për faktorët të cilët i ka krijuar realiteti i ri. Flet për gjendjen njerëzore më të vetmuar, të izoluar, ose të paralizuar nga frika, apo ndoshta ky realitet i ri i hapin sytë, shoqërisë së dalur nga lufta.

Në këtë film luajnë: Armond Morina, Çun Lajci, Arbresha Grabovci, Kushtrim Sheremeti, May-linda Kosumovic, Fisnik Ademi, Ramadan Malaj, Adrian Morina, Syle Kuqi, Luan Kryeziu, Shkelzen Veseli, Anisa Ismaili, Valina Mucolli, Blendi Rama, Petrit Carkaxhiu, Besarta Fejza etj.
Ky film është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe është prodhim i shtëpisë filmike “In My Country Productions” me producent Fisnik Ademi dhe koproducent Donall McCusker./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme