Ismail Kadare pranon dhuratë pullën e diasporës

23:21 | 22 Shkurt 2016
Arbresh.info

Ministri për Diasporën, Valon Murati ka uruar shkrimtarin Ismail Kadare për ditëlindjen e 80’të duke i bërë kështu atij edhe një dhuratë që mbanë pullën e diasporës.

Përmes një shkrimi në rrjetin e tij social facebook, të cilit edhe ia ka bashkëngjitë një fotografi, Murati ka thënë se Kadare është njeriu që i dha shumë kulturës shqiptare, duke e bërë atë të pranishme në nivelin botëror.

Ky është postimi i plotë i Valon Muratit:

“Një kafe, në Café Rostand, me Ismail Kadarenë dhe zonjën Elena! Biseduam për letërsinë, identitetin tonë, rëndësinë e shkollës shqipe në diasporë dhe për Samitin e Diasporës që do organizohet sivjet në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë. E shfrytëzova rastin që t’ia uroj ditëlindjen e 80-të dhe t’i bëj dhuratë pullën e diasporës, njeriut që aq shumë i dha kulturës shqiptare, duke e bërë të pranishme në nivelin botëror”, ka shkruar Murati në facebook.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme