Në foto, Mark Zuckerberg gjysmë i qeshur, sikur nuk mund të kuptoj mjaftueshëm spektaklin që ai ka arritur. Ai ecë pranë punëtorëve në qendër të tapetit me ngërdheshje, ndërsa punëtorët e kanë harruar praninë e tij, në realitetet e tyre virtuale.
Më vonë, kur gazetarët e mbledhur heqin kufjet Samsung Gear VR, ata befasohen kur shohin në mesin e tyre edhe themeluesin e Facebook-ut Mark Zuckerbergun. Kjo gjë iu kujton atyre skena nga filmi fantastiko-shkencor “The Matrix”, në të cilin njerëzit rriten në mbështjellës amniotic dhe përjetojnë “botën” përmes një mjeti në kokën e tyre.
Zuckerberg ka thënë se, në vizionin e tij për të ardhmen, këto përvoja virtuale do të jenë thelbësisht sociale, transmeton arbresh.info. Por foto sugjeron diçka krejt ndryshe: Qindra njerëz ndajnë një hapësirë fizike, por nuk ka perceptim, nuk ka përvojë, nuk ka spirancë fenomenologjike.
Kontrollimi i realitetit virtual me fjalë të tjera është vetëm një hap larg nga kontrollimi i vetë realitetit.
“Në kohën e teknologjisë së përparuar,” shkroi teoricieni i medias Neil Postman, “shkatërrimi shpirtëror ka më shumë gjasa të vijë nga një armik me një fytyrë të qeshur”./arbresh.info
Kurti për “Financial Times”: Do të punoja me këdo në Shtëpin...
Rodri mund të ketë nevojë për operim, pritet të humbasë gjit...
Sveçla: Përgjegjësia për vrasjen e heroit Afrim Bunjaku ësht...
Marina Vjollca rikthehet në Top Channel, nën moderimin e emi...
Krasniqi viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ishte një simbol...
IKD: KPK të garantojë transparencë në Draftrregulloren për k...