Befasitë kanë qenë të mëdha sot pasi LG dhe Huawei kanë nxehur gjërat me eventet e tyre. Megjithatë, ne nuk duhet të harrojmë gjigantin tjetër Samsung. Eventi “Unpacked” jo vetëm që bëhet lajm për zbulimin e telefonave të ri, por gjithashtu edhe për peshën dhe madhështinë e tij të dukshme.
Ndryshe nga vitet e kaluara, brenda këtij viti eventi për Galaxy S7 do të jetë për herë të parë në 360 shkallë, shkruan portali arbresh.info. Më lartë ne kemi vendosur linkun e videos në YouTube ku do të bëhet transmetimi i drejtpërdrejtë derisa pjesë e tij supozohet se do të jetë edhe opsioni për 360 shkallë, ndonëse një gjë e tillë nuk është ende e sigurt.
Samsung ka krijuar gjithashtu edhe një aplikacion të quajtur “Unpacked 360 View”, i cili është në dispozicion për Android dhe iOS. Megjithatë, në rast se planifikoni të shikoni eventin me pajisjen Gear VR atëherë për shkarkim ju nevojitet edhe aplikacioni Oculus Store. Arbresh.info do ndjek eventin live për t’ju informuar detajisht rreth prezantimit./arbresh.info
Kurti për “Financial Times”: Do të punoja me këdo në Shtëpin...
Rodri mund të ketë nevojë për operim, pritet të humbasë gjit...
Sveçla: Përgjegjësia për vrasjen e heroit Afrim Bunjaku ësht...
Marina Vjollca rikthehet në Top Channel, nën moderimin e emi...
Krasniqi viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ishte një simbol...
IKD: KPK të garantojë transparencë në Draftrregulloren për k...