Google ADS

LG lanson super telefonin LG G5 [Foto]

14:57 | 21 Shkurt 2016
Arbresh Info

Në konferencën e mbajtur sot në Barcelonë, kompania LG ka prezantuar telefonin e saj më të ri LG G5.

LG G5 është telefoni i parë modular, gjë të cilin është përpjekur ta krijojë në të kaluarën gjiganti Google përmes Project Ara, por fatkeqësisht nuk ka pasur sukses. G5 është plotësisht i ndërtuar nga metali me linja perfekte dhe bateri portative, shkruan portali arbresh.info. Telefoni i ri i kompanisë vjen gjithashtu edhe me LG Cam Plus, që përveç që ofron funksione të ndryshme me kamerën e saj, shton edhe bateri 1.100 mAh.

gsmarena_005

Një veçori tjetër e jashtëzakonshme e telefonit të ri ka të bëjë me kamerat prapa, pra G5 ka dy super kamera që ofrojnë pamje të jashtëzakonshme falë këndit të gjerë prej 135 shkallëve.

gsmarena_004

LG G5 ka procesor Snapdragon 820, 4GB RAM dhe 32 GB hapësirë për akumulimin e të dhënave, shkruan portali arbresh.info. Po ashtu, telefoni vjen me hapësirë për micro SD kartë, bateri 2.800 mAh dhe prapa dy kamerave ka edhe sensorin për njohjen e shenjave të gishtave./arbresh.info

lg g5

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme