Regjisori italian, Gianfranco Rosi fitoi çmimin ”Ariu i artë” me dokumentarin ”Zjarr në det” (”Fuoco a mare”), që trajtonte krizën e refugjatëve që ka prekur ishullin italian Lampeduza.
Kjo fitore përfaqëson të parën në llojin e vet, kur një dokumentar del mbi të gjithë filmat në një festival.
Pas më shumë se 60 vitesh, një gjë e tillë ndodhi në festivalin e filmit ”Berlinale”.
Ky dokumentar është pjesë e një numri të madh filmash të shfaqur në këtë festival që kishin si temë çështjen e migrantëve në të gjithë botën.
“Mendimi im më i thellë shkon te ata që nuk e përfunduan kurrë udhëtimin e tyre të shpresës”, deklaroi Rosi. /DPA
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë