Google ADS

Kleopatra, faraonia e fundit

10:43 | 21 Shkurt 2016
Arbresh.info

Ajo ishte një bijë e Egjiptit, – pjesë e dinastisë greko-maqedonase të Ptolemeut, që kishte sunduar që nga vdekja e Aleksandrit të Madh në vitin 323 P.E.S. Mbretëresha e Egiptit, Kirenës dhe Qipros, ajo ishte e njohur për natyrën e saj të apasionuar, bukurinë, intelektin dhe vendosmërinë për të çuar përpara interesat e trashëgimisë së Ptolemeut.

Marrëdhëniet midis Kleopatrës VII, Jul Çezarit dhe Mark Antonit ishin çështje dashurie dhe lufte për pushtet, të cilat do të ndryshonin përgjithmonë rrjedhën e historisë egjiptiane dhe romake.

Egjipti dhe Roma

Shekulli i parë para erës sonë, Roma, superfuqia e fundit, ishte duke u zgjeruar me shpejtësi në të gjithë botën e njohur, nën drejtimin e 3 gjenera1ëve të frikshëm: Jul Çezari, Pompei dhe Markus Lisinius.

Pasuria dhe ndikimi e bënë Egjiptin një burim joshës dhe një mbështetje të nevojshme financiare për Romën. Ishte babai i Kleopatrës, Ptolemeu XI, i cili u kishte hapur derën romakëve. Kur ai u vra në vitin 80 P.E.S, trashëgimtarët e tij të vetëm meshkuj qenë Ptolemeu XII dhe vëllai e tij më i vogël – bijtë e paligjshëm të Ptolemeut IX, transmeton Zëri.

Ptolemeu XII u kurorëzua në vitin 76, por shumë shpejt çështja e legjitimitetit të tij u ngrit në Romë. Në vitin 51 P.E.S, Kleopatra 18-vjeçare u shfaq në skenën politike si bashkë-sundimtare e Egjiptit me vëllain e saj më të ri dhe (sipas traditës së vërtetë mbretërore egjiptiane) burrin e saj, 10- vjeçarin Ptolemeu XIII.

Ashtu si babai i saj, Kleopatra kërkoi pushtetin absolut në Egjipt, dhe shpejt vendosi të heqë emrin e vëllait të saj nga dokumentet zyrtare. Por, me Egjiptin që përballej me dështime ekonomike, urinë masive dhe borxhet paralizuese, Kleopatra e kuptoi nga ana tjetër se kishte nevojë për ndihmën e Romës së fuqishme, për ta udhëhequr Egjiptin sërish në paqe dhe drejt një zhvillimi më të madh ekonomik.

Taktikat e joshjes

E përgatitur plotësisht për të joshur Çezarin që të ndihmohej prej tij, Kleopatra planifikoi të hyjë fshehurazi në Aleksandri në brendësi të pallatit mbretëror, ku Çezari ndodhej si mysafir nderi i vëllait të saj.

Çezari – një burrë rreth 30 vjeç më i madh se ajo – duket se u mahnit menjëherë nga mbretëresha egjiptiane dhe më pas iu dorëzua bukurisë së marrëdhënieve me të. Ai e pajtoi atë me vëllain e saj, në bazë të një ndarje të përbashkët të pushtetit mbretëror. Kleopatra pati më në fund mbështetjen ushtarake, të cilën ajo e kishte të nevojshme për të sunduar Egjiptin.

Në qershor të vitit 47, Kleopatra lindi një djalë, Ptoleme Çezari, i njohur si Çezarioni – ‘Çezari i vogël’ – edhe pse fëmija nuk u pranua zyrtarisht nga babai i tij. Çifti shkoi pas Çezarit në Romë, ku ata u pritën zyrtarisht si “miqtë dhe aleatët e popullit romak”.

Trashëgimtar i patolerueshëm

Nën lustrën e jashtme miqësore, Roma ishte tërbuar. Çezari nuk pati djem nga gruaja e tij romake, Kalpurnia, dhe asnjë nga gratë e tij të mëparshme. Ideja e Çezarionit – i biri i një të huaje nga një tokë e përbuzur si një shoqëri dekadente – që kërkonte të sundonte mbi Romën e ‘civilizuar’ si trashëgimtar i Cezarit, ishte e patolerueshme. Megjithatë kjo situatë nuk ndodhi asnjëherë,

teksa perandori emëroi stërnipin e tij Oktavianin (i cili do të marrë emrin August pas kurorëzimit), si trashëgimtarin e tij. Kur në vitin 44, Çezari u vra, Kleopatra – një figurë shumë antipatike në Romë, statuja e mbuluar me ar e së cilës qëndronte në tempullin e Venus Genetriks – u arratis me djalin e saj. Në vitin 41, udhëheqja u nda: Antoni do të qeveriste në rajonin lindor, Oktaviani perëndimin.

Pas rikthimit të Kleopatrës, Roma e la Egjiptin në një lloj paqeje relative, por sytë e senatit u rikthyen edhe një herë tek perandoria e pasur, kur Antoni vendosi se kishte nevojë për para për të mposhtur armiqtë e tij në Perandorinë Parthiane (në Irakun e sotëm). Kleopatra ishte miqësuar me Mark Antonin gjatë kohës së kaluar në Romë, dhe e mbështeti ushtarakisht gjatë luftës civile romake.

Ajo tanimë ranë dakord për t’u takuar në Tarsus (Turqinë e sotme) dhe diskutuar mundësinë e përkrahjes egjiptiane në një luftë kundër Parthëve. Në një jehonë të planeve të bëra 7 vjet më parë me ish-të dashurin e saj, Kleopatra u nis për në Tarsus për të joshur shokun e saj të vjetër që nuk dyshonte. Gjithësi, Antoni u detyrua më në fund të kthehet në Romë, për t’u marrë me pasojat e rebelimit të tij të dështuar kundër Oktavianit.

Një aleancë politike e njohur si Triumvirati i Dytë u formua, ndërmjet dy gjeneralëve dhe një funksionari të quajtur Markus Emilius Lepidus. I mbetur së fundmi i ve, Antoni ra dakord për të nënshkruar marrëveshjen e paqes, përmes një martese me motrën Oktavianit, Oktavia e Vogël, në vitin 40. Në vitin 33 P.E.S, në shenjë hakmarrje për ndarjen e Antonit nga motra e tij, Oktaviani i shpalli luftë Mbretëreshës egjiptiane.

Dy vjet më vonë, ushtritë e përbashkëta të Antonit dhe kleopatrës u përballën me forcat e Oktavianit në një betejë të madhe detare në Greqi. Lufta rezultoi me katastrofë për dy të dashuruarit.

Mbretëresha krenare egjiptiane zgjodhi vetëvrasjen duke lejuar kafshimin nga gjarpri helmues. Roma kishte dalë fitimtare: epika e faraonëve kishte mbaruar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme