Google ADS

Këto do të jenë 10 qytetet më të mëdha në botë, në vitin 2050

10:43 | 21 Shkurt 2016
Arbresh.info

Numri i banorëve në botë është duke u rritur në mënyrë alarmante. Vlerësohet se në vitin 2050, në botë do të jetojnë 10 miliardë njerëz. Këtë fakt po e dëgjojmë për vite të tëra – por, ku do të ndodhë kjo rritje? Për të kuptuar më shumë, lexojeni tekstin në vijim…

Sot, Tokio është qyteti më i populluar në botë, me rreth 38 milionë banorë. Ndërkaq, asnjë nga 10 qytetet më të populluara në botë, nuk ndodhet në Afrikë – dhe vetëm dy prej tyre (Sao Paulo dhe Mexico City), gjenden në Amerikën Latine.

Por, kjo gjë do të ndryshojë gjatë tri dekadave në vijim. Sipas një studimi të bërë nga Global Cities Institute i Universitetit të Torontos – që si bazë ka marrë modelet që ndikojnë në shtimin (apo dhe rënien) e numrit të banorëve –  këto do të jenë 10 qytetet më të populluara në botë në vitin 2050.

10. Mexico City, Meksikë: 24.3 milionë banorë

qytet populli 00000010

Foto: Max Rossi/REUTERS

9. New York, SHBA: 24.8 milionë banorë

qytet populli 00000009

Foto: Lucas Jackson/REUTERS

8. Karachi, Pakistan: 31.7 milionë banorë

qytet populli 00000008

Foto: Akhtar Soomro/REUTERS

7. Tokio, Japoni: 32.6 milionë banorë

qytet populli 00000007

Foto: Thomas Peter/REUTERS

6. Lagos, Nigeri: 32.6 milionë banorë

qytet populli 00000006

Foto: Akintunde Akinleye/REUTERS

5. Kolkata, Indi: 33 milionë banorë

qytet populli 00000005

Foto: REUTERS/Stringer

4. Kinshasa, R.D. e Kongos: 35 milionë banorë

qytet populli 00000004

Foto: Media Coulibaly/REUTERS

3. Dhaka, Banglladesh: 35.2 milionë banorë

qytet populli 00000003

Foto: Ashikur Rahman/REUTERS

2. Delhi, Indi: 36.2 milionë banorë

qytet populli 00000002

Foto: Adnan Abidi/REUTERS

1. Mumbai, Indi: 42.4 milionë banorë

qytet populli 00000001

Foto: Danish Siddiqui/REUTERS

Sidoqoftë, sipas këtij studimi, Mumbai nuk do të qëndrojë gjatë me titullin e qytetit më të populluar në botë, pasi që Kinshasa, qytet në Republikën Demokratike të Kongos, pritet të marrë titullin e qytetit më të populluar në botë, në vitin 2075 – për t’ia lëshuar fronin pastaj, në vitin 2100, Lagosit në Nigeri, që parashihet t’i ketë 88 milionë banorë. /NGJYRA.COM/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme