Banorët e tri fshatrave të Mitrovicës, Koprivë, Brabaniq e Koshtovë, janë në siklet nga një gurthyes që po ua pamundëson jetën normale. Banorët e këtyre fshatrave kanë kërkuar nga kryetari Agim Bahtiri të gjejë një zgjidhje. Kompania ka leje për vazhdimin e punimeve
Gurthyesit, legalë e ilegalë, vazhdojnë të jenë ndotësit më të mëdhenj të ambientit, jo vetëm në rajonin e Mitrovicës dhe të komunave të rajonit, por edhe në gjithë Kosovën.
Pronarët e tyre, të cilët përfitojnë në dëm të interesit dhe shëndetit të qytetarëve, ndonëse kanë siguruar leje mjedisore dhe kanë licenca, vazhdojnë të mos e vrasin mendjen për dëmin që u bëhet qytetarëve, në fshatrat në afërsi të të cilave operojnë.
Natyrisht, me lejet mjedisore që kanë marrë nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor si dhe me licencat e siguruara nga Komisioni i Pavarur i Minierave dhe Mineraleve, gurthyesit në rajonin e Mitrovicës dhe të komunave të rajonit, Skenderaj e Vushtrri, vazhdojnë të jenë mbytësit më të mëdhenj të ambientit.
Në shtëpitë në afërsi të gurthyesve është shumë e vështirë të jetohet nga pluhuri dhe zhurma, ndërsa në oborre të shtëpive shtresa e krijuar e pluhurit ngjason në shtresë bore.
Banorët e tri fshatrave të komunës së Mitrovicës, Brabaniqi, Kopriva dhe Koshtova, ka një kohë të gjatë që nuk lejojnë fillimin e punës së një gurthyesi në afërsi të fshatrave të tyre.
Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, dhe bashkëpunëtorët e tij kanë takuar përfaqësuesit e këtyre fshatrave dhe kanë dëgjuar shqetësimet e tyre lidhur me gurthyesin që kompania “Haxha” synon ta hapë në afërsi të këtyre fshatrave.
Kjo kompani ka siguruar licencën, por ndonëse kanë kaluar dy vjet, ajo nuk është lejuar nga banorët që t’i fillojë hulumtimet në atë pjesë për eksploatimin e gurit.
Në të vërtetë, përfaqësuesit e këtyre fshatrave i kanë njoftuar drejtuesit e Komunës me peticionin që e kanë nënshkruar banorët, me të cilin kërkojnë që të mos lejohet hapja e një gurthyesi në afërsi të këtyre fshatrave.
Ministri Maqedonci thirrje të rinjve që të aplikojnë në FSK:...
“Mashtrimet nëpërmjet internetit”, Policia del me njoftim si...
PDK kërkon seancë për shkarkimin e bordit të RTK-së
Shqiptarët e nisin protestën në Preshevë për shkelje nga Ser...
Presidenti Begaj takohet me të Dërguarin e Posaçëm të Kryemi...
Tahiri: Kosova është në listë të zezë për ndërkombëtarët