Festivali i filmit “Bridge Film Fest” është duke kaluar një kohë të vështirë. Kjo ngase Nerimane Ferizi, drejtoreshë e deritanishme e këtij festivali nuk po e pranon që të jetë jashtë këtij si Festivali si drejtuese, derisa në këtë pozitë është emëruar Adriana Morina.
Ajo pretendon të jetë ende drejtoresha e Festivalit, derisa nëpërmjet një komunikate “Bridge Film Fest” thotë se Ferizi është shkarkuar nga kjo pozitë për këto arsye:
“Nerimane Ferizi në 2014 ishte emëruar nga stafi i OJQ-se “Color Art” dhe Bordi i Festivalit si Drejtor i festivalit, pozitë të cilën e ka keqpërdorur, dhe për hir të opinionit publik shpalosim disa nga arsyet e shkarkimit të saj.
1. Hapja e një OJQ-je të re në vitin 2015 me emër të projektit tonë “Bridge Film Fest”, kështu duke i vënë në lajthitje donatorët duke i ridrejtuar fondet në OJQ-në e saj.
2. Shkelja e ligjit për te drejtat autoriale,
3. Shkelja e ligjit për lirinë e asociimit të organizatave jo qeveritare, konkret neni, 4.3 & neni 14.1
4. Bllokimi i Filmfreeëay, Faqeve zyrtare ne FB: “Color-Art”, BFF, emaili zyrtar i “Color-Art”, emaili i “Bridge Film Fest” në Gmail dhe Youtube etj. Ku n e tani i kemi në posedim pas dërgimit të dokumenteve tek admin-at e Filmfreeëay dhe Facebook.
5. Uzurpimi i zyrës dhe gjësendeve të cilat i takojnë OJQ-se “Color Art” respektivisht festivalit “Bridge Film Fest” në Mitrovice, mbajtja ilegale e vulës se OJQ-së “Color Art”.”
Komunikata vjen si pasi Ferizi vazhdon të paraqitet si drejtoreshë aktuale para mediave dhe instancave të tjera që lidhen me angazhimet e Festivalit.
“Edhe pas shkarkimit, znj. Nerimane Ferizi ka vazhduar paraqitjen në media me pozitën Drejtoreshë e Festivalit. Duke keqpërdorur besimin e mediave ajo ka vazhduar të dezinformoi opinionin, si psh. RTV21 emisioni STARTUP 08.02.2016 “Gjithmonë po kom problem me gjininë e kundërt që gjithmonë po dojn me rëzu kët festival”, pastaj sulm publik ndaj dinjitetit të anëtareve të festivalit dhe drejtoreshës ekzekutive Adriana Morina e shumë të tjera”, thuhet në komunikatë.
Po ashtu, me anë komunikatës, “Bridg e Film Festival”, i bën thirrje Ferizit, për siç thonë ata, që ta ndalë këtë dukuri dhe ti kthejë edhe gjerat tjera të mbetura që ende në mënyre ilegale i mban ne pronësi.
Ndaj komunikatës të shoqëruar me një video, ku Ferizi e pranon se Morina ka qenë ideatorja e Festivalit, ka reaguar Nerimane Ferizi në Facebook.
Sipas saj, kjo gjë i kalon të gjithë kufijtë, pasi përfaqësuesit e festivalit janë duke e shfrytëzuar modestinë e saj, që sipas saj, është më e madhe se egoja. Ndërsa, insiston që ajo është ideatorja e këtij festivali dhe thotë se Adriana Morina nuk ka kontribuar as edhe më një shenjë pikësimi në ngritjen e këtij projekti.
“Kjo i kalon të gjithë kufijt. Këta janë duke e shfrytëzuar modestin time që është më e madhe se EGO-ja ime. Të gjithë këta njerëz u larguan me dëshirën e tyre, duke mos parë që ky festival në atë kohë përmbush egot e tyre dhe njëherit duke parë që unë nuk kam pr anuar të bëj keqpërdorimet që ata kanë kërkuar nga unë”, shkruan Ferizi.
Sipas saj, interesimi i tyre erdhi vetëm pasi dëgjuan interesimin e donatorëve për Festivalin.
“Kur ata e panë punën e shkëlqyeshme të ekipit mitrovicas, kur dëgjuan donatorët që premtuan përkrahjen për këtë festival, u zgjuan egot e tyre për ta përvetësuar në mënyrë neveritse. Unë i përgëzoj për guximin duke ditur që faktet që unë posedoj i rrëzojn të gjitha këto përpjekje. Njëherit po ua përkujtoj këtij ekipi që ideja për realizimin e Festivaleve nuk është shpikur as nga ju e as nga ne dhe që ideja ka qenë e përshkruar nga unë Nerimane Ferizi, ku është edhe fakti të cilin e kam dërguar në Gjykatën Themelore të Mitrovicës. Në të cilën ide të dashtun miq, Adriana Morina nuk ka kontribuar as edhe me një shenjë të pikësimit”, thuhet tutje.
Ndërkaq, ajo ka paralajmëruar se mosmarrëveshjen do ta dërgojë në Gjykatë.
“P. S. Shihemi në gjyq ku do të prezantohen faktet ku Adriana Morina tenton me e sjell filmin e saj dhe me e bë fitues në Festival. Unë po bëhem prap e mirë dhe po e pres gjyqin, përndryshe nëse vazhdohet kështu, mua nuk më mbetet tjetër veç se të i publikoj të gjitha faktet në media”, ka shkruar në fund ajo.
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...
Fjalim prekës nga gjyshit i 14-vjeçarit të vrarë: S’dua t’i ...
Klinika e Urologjisë në QKUK rikthen shërbimin ESWL për traj...
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...