Nga: Jusuf Thaçi
BE është krijesë artificiale, jo-kohezive dhe pa identitet. Sa më shumë shkon drejt konsolidimit, aq më shumë i afrohet zhbërjes. Kur kjo të ndodh, shqiptarët do të mund të gjenden të vetmuar e të pa përkrahje. Andaj, kjo e ardhme duhet të parandalohet tash!
Në ditën e miratimit të MSA-së në Kuvendin e Republikës së Kosovës, nëse lejohet evro-skepticizmi edhe për një shqiptar… Shqiptarët nuk kanë nevojë për Bashkimin Evropian (BE), por kanë nevojë vetëm për Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) si Nënë Darviniane!
Shqipëria më herët, Kosova së fundmi dhe shteti i bashkuar shqiptar në të ardhmen kanë qenë, janë dhe do të jenë ekskluzivisht projekt amerikan (i SHBA-ve). Disa vende e shtete evropiane që i kanë ndihmuar shqiptarët dhe shtetet e tyre në periudha të ndryshme historike, kanë qenë veç argatë të SHBA-ve në këto projekte. Mendësia amerikane nuk duron bashkë-meritorë e bashkë-hisedarë në projektet e veta. Prandaj, po të varej nga unë, shqiptarët kudo që janë dhe shtetet që ata kanë nuk do duhej të ngarendnin e të turreshin drejt Evropës e Bashkimit Evropian (BE), por do duhej që të gjitha përpjekjet e tyre t’i fokusonin në krijimin dhe avancimin e raporteve shumë të veçanta, madje dhe sui generis, me SHBA-të, sepse në planin afat-gjatë kjo do të ishte politika më e mençur shqiptare, qoftë në aspektin e mirëqenies, qoftë në aspektin e sigurisë, qoftë në aspektin politik, gjeo-politik e gjeo-strategjik.
BE është krijesë artificiale, jo-kohezive dhe pa identitet. Sa më shumë shkon drejt konsolidimit, aq më shumë i afrohet zhbërjes. Kur kjo të ndodh, shqiptarët do të mund të gjenden të vetmuar e të pa përkrahje. Andaj, kjo e ardhme duhet të parandalohet tash!
Shqiptarët kanë dhe do të kenë nevojë për aleancë të veçantë me një shtet i cili i ka përkrahur historikisht, që është i fuqishëm, që ka identitet dhe që zbaton politikë agresive ndaj sllavo-ortodoksëve në Ballkan dhe në botë. Vetëm ky shtet ju mjafton shqiptarëve edhe për të mbijetuar, edhe për t’u zhvilluar e edhe për t’u faktorizuar.
Dhe ky shtet, kjo nënë darviniane e shqiptarëve, ka vetëm një emër: Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)!
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë