Kuvendi duhet të veprojë për skandalet në ekonomi

09:25 | 5 Mars 2015
Arbresh.info

Presioni parlamentar për skandalet në ekonominë kosovare, pas zbulimit të medieve për abuzimet e shumta të bizneseve të lidhura me shtetin, evazionit fiskal, mund të japë rezultate, nëse merren masa ligjore për të parandaluar dukuritë negative.

Rasti i grurit për kafshë, të importuar nga ‘Devolli’, dallaveret e Doganës së Kosovës dhe parregullsitë e AVUK-ut, janë disa shembuj konkretë, të cilët u trajtuan edhe në seancat parlamentare.

Por, përveç adresimit verbal të këtyre shqetësimeve, ende nuk ka hapa konkretë për të nxjerrë para drejtësisë kontrabanduesit, ata që bëjnë evazion fiskal, dhe zyrtarët që janë të korruptuar.

Sipas njohësve të kësaj fushe dhe specialistëve të ekonomisë, presioni parlamentar, i ngritur nga shumë deputetë, më tepër i ngjason një show medial sesa që është shprehje e gatishmërisë së shtetit për të vepruar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme