Nita Deda emërohet Drejtoreshë e DokuFest

14:32 | 20 Shkurt 2016
Arbresh.info

DokuFest njofton që ka emëruar Nita Dedën si Drejtoreshë të Festivalit.
Ne jemi të nderuar që Deda, më parë Drejtuese e Komunikimt të DokuFest dhe DokuNights, ka pranuar rolin dhe do të jetë kreu i DokuFest nga viti 2016 dhe tutje.
Kontributi i Dedës në DokuFest gjatë gjashtë viteve të fundit ka qenë qendror në rritjen dhe suksesin e festivalit. Deda udhëhoqi ekipin e komunikimit dhe e transformoj DokuNights në një ndër ngjarjet më të njohura të muzikës në Kosovë.

Deda vjen me një eksperiencë në prodhimin e filmave (Producente Atis: me regji të Daniel Mulloy), artit (Koordinatore e projekteve ndërkombëtare në Galerinë Kombëtare të Kosovës), marrëdhënieve me publikun (Koordinatore e komunikimit të Pavilionit të Kosovës në Bienalen e Venedikut, në Edicionin e 55-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit 2013) dhe menaxhimit (Menaxhere e festivalit SURF në vitin 2011) dhe sjell një energji të fuqishme dhe krijuese në rolin e ri të Drejtorit të Festivalit.

Zhvillimi në udhëheqje është pjesë e planit strategjik për përmirësimin e strukturës së menaxhimit të organizatës. Eroll Bilibani, i cili ka qenë Drejtor i Festivalit për katër vitet e fundit, ka marrë rolin e drejtorit të përgjithshëm ekzekutiv të organizatës duke u fokusuar në menaxhimin e projekteve vjetore të organizatës dhe zhvillimin e tyre të mëtejshme.

Si drejtoreshë e festivalit, Deda do të drejtojë rritjen strategjike të DokuFest dhe mbikëqyrë iniciativat dhe partneritetet e saj të reja.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme