Google ADS

UP rrëshqet nga kriteret

10:16 | 18 Shkurt 2016
Arbresh.info

Rektori, Ramadan Zejnullahu, nuk u tërhoq nga qëndrimi i tij që ngritën në thirrje vetëm ata që i plotësojnë kriteret. Kjo i kushtoi atij. Një ditë para ditës së përvjetorit të Pavarësisë ai dha dorëheqje, duke konstatuar uzurpimin e UP-së nga klanet.

Universiteti i Prishtinës (UP) “Hasan Prishtina” në vitin e tetë të Pavarësisë së Shtetit është lëkundur nga pavarësia e tij si institucion i dijes.

Duke filluar nga muaji janar, ky Universitet u vërshua nga kërkesat e Shoqatave të Dala nga Lufta e UÇK-së që të zbatohet memorandumi për regjistrimin e kandidatëve në studime që vijnë nga kategoritë e luftës, shkruan Zëri.

Presionet dhe protestat nuk e bënë të tërhiqet nga mospranimi i memorandumit të parin e UP-së, rektorin Ramadan Zejnullahu.

Ndërsa çështja, që e armiqësoi rektorin Zejnullahu me Senatin dhe e “dorëzoi”, u bë shkak – mosavancimet e profesorëve.

Rektori, Ramadan Zejnullahu, nuk u tërhoq nga qëndrimi i tij që avancimet të bëhen duke u votuar veç e veç dhe të marrin thirrjen vetëm ata që plotësojnë kriteret.

Rektori refuzoi që propozimet nga fakultetet të shkojnë në “pako” e në të cilën pako ishin emrat edhe të dekanëve dhe të disa profesorëve që janë pjesë e partive politike, atyre në pushtet, si dhe opozitë, gjë që do ta lërë Zejnullahun vetëm me përkrahjen e shoqërisë civile “në luftë me grupin kundër tij”.

Senati për disa muaj dështoi t’i mbajë mbledhjet dhe t’i çojë përpara proceset, kështu që senatorët paraqitën një kërkesë për shkarkim të rektorit të Universitetit.

Pro rektorit dolën Qeveria dhe diplomatët e huaj.

Ata kërkuan që UP-ja të përmbushë misionin e vetë duke kryer detyrat e veta me përgjegjësi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme