Google ADS

Tommy Hilfiger frymëzohet nga një udhëtim me anije për koleksionin e tij të ri

01:24 | 17 Shkurt 2016
Arbresh.info

Stilisti amerikan Tommy Hilfiger ka vendosur ta dërgojë “gruan e tij” në një udhëtim detar për vitin 2016. Kjo frymë ka mbizotëruar në koleksionin e tij vjeshtë/dimër 2016, frymëzuar tërësisht nga ambienti i një bordi anijeje.

Jemi duke bërë një udhëtim në det, zakonisht këtë e bëjmë në pranverë, por ne vendosëm të sillnim edhe ludrimin në vjeshtë. Ky është një udhëtim që bën bashkë të zakonshmen me modernen,” tha Hilfiger në prapaskenë. “Modelet që po prezantojmë kanë formë të re, ne kemi marrë klasiken dhe e këmi shndëruarnë moderne, një transformim me një sens të guximshëm ndjenjë humori.”

Modelet kanë veshur kostume marinari, pulovra peshkatarësh dhe veshje të oficerëve të marinës, teksa sfilojnë nën tingujt e këngës së Michael Jackson”Don’t Stop ‘Til You Get Enough” etj.

Duke qenë se klientët e tyre janë në mbarë botën, shtëpitë e famshme të modës i shesin punimet e tyre menjëherë nëpërmjet telefonit, pasi klientët nuk duan të presin derisa modelet të mbërrijnë në dyqane. Hilfiger i bashkohet kështu markave të famshme si Burberry dhe Tom Ford për t’ua shitur menjëherë veshjet klientëve të tyre, sapo i fotografojnë në pasarelë.

“Ne besojmë se duhet t’i përshtatemi nevojave të klientit,” tha Hilfiger. Klientët dëshirojnë t’i kenë menjëherë këto veshje. Dhe është e qartë që klientët janë gjykatësit tanë. Kështu që ne do të përpiqemi të bëjmë gjithçka që mundemi për t’ju siguruar një shërbim të shpejtë. “

Gjatë këtij muaji, Burberry tha se në shtator për klientët do të shfaqen veshje të cilat ata do të kenë mundësi t’i blejnë menjëherë. Kjo është parë edhe si një mënyrë për të kursyer shpenzimet e mëdha që iu duhet të bëjnë stilistët për prezantimin e koleksioneve në pasarela.

3500

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme