Google ADS

Ministri Bajrami falënderon ish rektorin për rolin e tij në UP

18:15 | 16 Shkurt 2016
M. A.

Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami me anë të një komunikate ka falënderuar rektorin e dorëhequr Ramadan Zejnullahu për rolin dhe kontributin e tij në udhëheqjen e UP-së.

“Me keqardhje pranova njoftimin për dorëheqjen e rektorit të Universitetit të Prishtinës ‘Hasan Prishtina’, Ramadan Zejnullahu. Duke e kuptuar dhe respektuar drejt këtë vendim, në emër të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dëshiroj ta falënderoj Zejnullahun për rolin dhe kontributin e dhënë gjatë rreth dy viteve të udhëheqjes së Universitetit të Prishtinës. Padyshim, që energjia dhe reformat e nxitura nga menaxhmeti i udhëhequr nga rektori Zejnullahu me ekipin e prorektorëve të tij, duhet të zhvillohen dhe avancohen më tutje nga stafi akademik dhe studentët e Universitetit të Prishtinës”, thuhet në komunikatën e ministrit Bajrami.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme