Google ADS

Zbulohen edhe kopertinat për Galaxy S7 dhe S7 Edge [Foto]

13:40 | 16 Shkurt 2016
Arbresh Info

Duket që tani Samasung Galaxy S7 dhe S7 Edge nuk janë më sekrete. Pas shumë detajeve të zbuluara, duket që ne kemi parë dy telefonat e rinj të gjigantit nga të gjitha këndet, por mbi të gjitha tani edhe kompania Spigen që krijon kopertina ka publikuar një listë që ofron një numër të madh përzgjedhjesh për S7 dhe S7 Edge.

Sipgen tashmë ka njohuri rreth dimensioneve dhe madhësisë së telefonave të rinj nga Samsung prandaj ka dizajnuar ato kopertina që tashmë janë në dispozicion për para-porosi, shkruan portali arbresh.info. Ngjashëm me kompaninë LG, pra edhe kompanisë Samsung i janë zbuluar kopertinat ende pa u zyrtarizuar Galaxy S7 apo S7 Edge.

Një detaj tjetër interesant është se Spigen ka thënë që kopertinat për telefonat e ardhshëm të kompanisë Samsung do të jenë në treg në fillim të muajit mars duke zbuluar njëkohësisht që edhe telefonat do të jenë në dispozicion brenda muajit mars./arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme