Samsung Indonesia ka publikuar një video që shfaq Samsung Galaxy S7 Edge dhe disa nga funksionet e tij. Në fakt, të dy telefonat e ri të mençur, Galaxy S7 dhe Galaxy S7 Edge janë rezistent ndaj ujit pasi video e re e publikuar shfaq ato duke u përdorur edhe në një shi të furishëm.
Mbushja pa tela (wireless) është gjithashtu një funksion që shfaqet në video, gjë për të cilën kompania Samsung thotë se “Ky është niveli i ardhshëm”, shkruan portali arbresh.info. Ashtu edhe siç është raportuar më parë, Samsung Galaxy S7 do të ketë pas vete një bateri prej 3000mAh, ndërsa Galaxy S7 Edge do të ketë një bateri edhe më të fortë prej 3600mAh. Një tjetër detaj i zbuluar i përket kamerës që mendohet se do të jetë në gjendje të sjellë dritë gjatë natës.
Samsung Galaxy S7 dhe Galaxy S7 Edge do të zbulohen më 21 shtator gjatë eventit Samsung Unpacked, një ditë para se të hapet MWC./arbresh.info
Sinani: Sulmi në Iber Lepenc nuk mund të jetë ndryshe pos su...
Kosova siguron rrymë nga Shqipëria, pas sulmit në Ibër-Lepen...
LDK në Podujevë garon me shtatë kandidatë këto zgjedhje, pub...
Turqia dënon ashpër sulmin në kanalin e ujit, në veri të Kos...
Rashiq: Grupet kriminale nuk ekzistojnë më në veri, sulmet j...
“Serbia reagoi shumë shpejtë, ngjalli dyshime se sulmi ishte...