Mbahet Ora e Pavarësisë në të gjitha shkollat

07:28 | 16 Shkurt 2016
Arbresh.info

Tetë vjetori i pavarësisë së Kosovës, sot do të shënohet me shumë aktivitete, duke filluar nëpër të gjitha shkollat e Kosovës, ku ora e parë e mësimit do t’i kushtohet Pavarësisë së vendit tonë.

Përveç kësaj janë paraparë edhe shumë aktivitete tjera.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj me bashkëpunëtorë do të bëjë homazhe te varri i Heroit Legjendar Adem Jashari në Prekaz, pastaj vazhdon homazhet te shtatorja e Zahir Pajazitit në sheshin e Prishtinës për t’i vazhduar homazhet te varri i ish-presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova. AAK bënë homazhe edhe në Pejë.

Kurse, presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe kryeministri, Isa Mustafa, në mbrëmje organizojnë pritjen zyrtare me rastin e tetë vjetorit të pavarësisë

Po ashtu, në mbrëmje në Teatrin Kombëtar të Kosovës, do të paraqitet Ansambli i Këngëve dhe Valleve TOBI nga Tirana.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme