Pesë djem të rinj kanë bashkuar forcat dhe po bëjnë diçka të bukur për Kosovën. Jo pse më përpara nuk janë bërë këso aktivitetesh, por Ariani, Taulanti, Leorenti, Adi dhe Kushtrimi po i japin një ngjyrë tjetër.
Që të pesë këta të rinj tashmë kanë shëtitur në pjesë të ndryshme të botës, qoftë për studime apo edhe trajnime dhe janë bindur se Kosovës i duhet “Supercampers”. Në fakt kështu është emëruar edhe ekipi i djemve nga Prizreni dhe Peja.
Ariani si udhëheqës i grupit, Taulanti që mbulon pjesën e PR-it, Leorenti që mbulon pjesën kreative të materialeve vizuele, Adi udhërrëfyesi i marshutave, dhe Kushtrimi që merret me logjistikën, që të gjithë përbëjnë grupin që janë inspiruar nga potenciali që ka Kosova me natyrën e saj.
Eksperiencat që kanë fituar nga udhëtimet e ndryshme që kanë pasur nëpër botë sipas Taulant Hoxhës, djalit që kujdeset për PR-in e “Supercampers” i ka shtyrë ata që eksperiencat t’i zbatojnë edhe në iniciativën e tyre.
“Kryesisht jemi inspiruar nga potenciali i natyrës në vendin tonë, dhe sigurisht përvojat e secilit nga ne në udhëtime të ndryshme me punë apo shkollim nëpër vende të ndryshme të Evropës e deri në SHBA. Ku gjatë këtyre eksperiencave kemi parë se një aktivitet i tillë është pjesë e kulturës dhe traditës së tyre, gjë që na ka shtyrë të realizojmë diçka të tillë edhe në vendin tonë. Por gjithsesi, inspirimi më i madh ka qenë nga natyra e Kosovës dhe sigurisht mungesa e aktiviteteve të tilla”, thotë Hoxha për KosovaPress.
“Supercampers” ka filluar që të organizojë aktivitete të tilla qysh para pesë vitesh, por me grupe të vogla. Ndërsa, që nga vjeshta e vitit të kaluar “Supercampers” ka arritur të zgjerohet.
Grupi është i përcaktuar vetëm në aktivitete në natyrë me fokus të veçantë kampingje dhe ecje nëpër pika të caktuara dhe për të pushtuar pika të ndryshme malore.
“Motivi i bashkimit në një grup ka qenë që të ofrojmë shërbimet tona për të tjerët të cilët për shkak të angazhimeve dhe punëve të tyre nuk kanë mundësi të organizojnë ndonjë aktivitet të tillë, por që janë të gatshëm që të bashkohen nëse dikush ofron këtë shërbim, pra thënë shkurt të gjithë adhuruesit e natyrës mund të na bashkëngjiten”, thotë më tutje Hoxha për KosovaPress.
Ofertë nuk ka, e nuk ka as çmime. Mjafton të komunikosh me ta dhe të merresh vesh për pakon që mund të shfrytëzosh.
“Ne gjithnjë mundohemi që ta përmirësojmë dhe pasurojmë ofertën tonë, duke kërkuar vend-fushime të ndryshme në të gjithë Kosovën, duke synuar që në çdo organizim të radhës të kemi lokacion të ri. Oferta kryesisht bazohet në 3 elemente bazike (transporti, pajisjet për kamp, dhe ecjet e organizuara në pika të ndryshme malore), por gjithnjë tentojmë të jemi fleksibil që në bazë të kërkesave të grupeve që do t’ju shërbejmë të krijojmë edhe ofertën e përshtatshme”, thotë Hoxha tutje për KosovaPress.
E lokacione t më tërheqëse që kanë zgjedhur grupi i djemve “Supercampers”, por edhe lokacionet që shpesh preferohen nga njerëzit janë Bjeshkët e Nemuna (Rugova) dhe Malet e Sharrit. Por, djemtë kanë përfshirë edhe rrafshin e Kosovës dhe vende të ndryshme në Shqipëri, Mali i Zi dhe Maqedoni.
Organizimet nga ana e “Supercampers” do të bëhen zakonisht në fundjavë, por Taulanti thotë se gjatë sezonit të verës do të organizohen me kohë më të gjatë, por gjithmonë duke u ndërlidhur edhe me kushtet atmosferike. Por, nuk përfundon me kaq.
“Dhe një organizim tjetër i cili do të këtë kohëzgjatje më të madhe do të jenë kampet verore me program që kryesisht do të bashkë – organizohen me shkolla të ndryshme publike dhe private”, thotë Hoxha.
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?