Operatorët telefonik rrallë që japin diçka falë, por kur operatori australian Telstra i ofroi konsumatorëve shkarkim të pa limituar brenda një dite, ata i stërmbushën “xhepat” e tyre. Nuk kishte asnjë kufi në atë që postohej, shfletohej, shpërndahej apo transmetohej, gjë që i lejoi konsumatorët e Telstras të shfrytëzojnë 1.841 TB brenda 24 orëve.
Në një deklaratë, Telstra ka thënë që ka numëruar më shumë se dyfishin e trafikut të dielën, që barazohet me rreth 5.1 milionë episoda të “Games of Throns” apo 23 milionë shkarkime të albumit të fundit nga Kanye “The Life of Pablo”, shkruan portali arbresh.info. Megjithatë, shkarkimi nuk ishte edhe aq i mirë pasi shpejtësia e trafikut u reduktua në disa pjesë të Australisë.
Njerëzit si DrRodneyMckay, që është përdorues në Reddit, kanë luajtur një rol në këtë ndërprerje. Telstra ofron brenda një muaji 8 GB rrjet 4G, por në ditën e Shën Valentinit, ky konsumator ka shfrytëzuar më shumë se 421 GB.
DrRodneyMckay ka shkarkuar 25 sezonet e “How It’s Made” dhe shumë shou tjerë televiziv përmes telefonit të tij të mençur LG G4 që ka arritur një shpejtësi prej 167.97 MB për shkarkim./arbresh.info
LDK në Podujevë garon me shtatë kandidatë këto zgjedhje, pub...
Turqia dënon ashpër sulmin në kanalin e ujit, në veri të Kos...
Rashiq: Grupet kriminale nuk ekzistojnë më në veri, sulmet j...
“Serbia reagoi shumë shpejtë, ngjalli dyshime se sulmi ishte...
Shpërthimi në veri: Osmani takon Maqedoncin, Jasharin dhe Aj...
Maqedonci: Akti kriminal në veri ka qenë i planifikuar, sulm...