Sipas një raporti të ri rreth jetës në të ardhmen, ndërtesat super të larta, qytetet nën ujore dhe shtëpitë e 3D printuara do të jenë pjesë e realitetit brenda 100 viteve të ardhshëm.
Raporti nga “SmartThings Future Living”, që është bërë nga pronari i kompanisë SmartThings nga Samsung, është krijuar nga një grup i akademikëve dhe parashikuesve të së ardhshëm që sugjerojnë që brenda një shekulli njerëzit do të jenë në gjendje të jetojnë në “qiellin tokësor” që do të jetë deri 25 kate thellë në tokë, transmeton arbresh.info.
Akademikët, përfshirë edhe arkitektët e të ardhmes dhe urbanistët gjithashtu së bashku me pedagogët nga Universiteti i Westminster, sugjerojnë që “qytet në formë të flluskave” do të krijohen nënujë duke bërë thellësinë të banueshme nga njerëzit. Ata besojnë gjithashtu që dronët personal do të bëhen një metodë e qëndrueshme për transport.
“Jeta jonë është thuajse e panjohur në krahasim me atë një shekull më parë. Interi ka revolucionarizuar mënyrën që ne komunikojmë, mësojmë dhe kontrollojmë jetën tonë”, tha shkencëtari hapësinor Maggie Aderin-Pocock, i cili është bashkautor i raportit, transmeton portali arbresh.info.
Në këtë raport thuhet gjithashtu që nuk do të jenë vetëm orenditë shtëpiake që do ndërtohen nga printerët 3D. Një metodë e tillë do të jetë praktike për ndërtimin e shtëpive madje edhe ushqimit, gjë që është e pamundur sot. Pra, ne do të jemi në gjendje të shkarkojmë nga interneti pjatat tona të pëlqyera dhe t’i printojmë ato./arbresh.info
LDK në Podujevë garon me shtatë kandidatë këto zgjedhje, pub...
Turqia dënon ashpër sulmin në kanalin e ujit, në veri të Kos...
Rashiq: Grupet kriminale nuk ekzistojnë më në veri, sulmet j...
“Serbia reagoi shumë shpejtë, ngjalli dyshime se sulmi ishte...
Shpërthimi në veri: Osmani takon Maqedoncin, Jasharin dhe Aj...
Maqedonci: Akti kriminal në veri ka qenë i planifikuar, sulm...