“Në kulmin e dashurisë ekzotike midis Bashkimit Sovjetik dhe Shqipërisë komuniste, Nikita Hrushov qëndroi plot dy javë në Shqipëri! Kur në fund të vizitës erdhi çasti i shkëmbimit të dhuratave, diktatori shqiptar Enver Hoxha, provoi që me një gur t’i vriste dy zogj. Nxori shpatën e praruar në argjend të Prenk Bibë Dodës, të cilën komunistët e sekuestruan me dhunë nga familja Gjomarkaj dhe ia bëri dhuratë Hrushovit”, ka shkruar Mjeku.
Ja postimi i plotë i tij:
Si përfundoi shpata e Prenk Bibë Dodës në duart e Hrushovit?
Prenk Bibë Doda, pasardhësi i familjes së shquar të Gjomarkajve në Veri të Shqipërisë, luajti rol të rëndësishëm për pavarësinë e saj. Rol të rëndësishëm luajti edhe në zhvillimet dramatike që ndodhën pas pavarësisë së Shqipërisë, derisa u vra nga një dorë shërbimesh të huaja në vitin 1919.
Kur poeti i madh anglez, Xhorxh Gordon Bajron vizitoi Shqipërinë e Jugut në fillim të shekullit tetëmbëdhjetë dhe u mahnit me Kështjellën e Ali Pashë Tepelenës në Janinë, një shekull më vonë bashkëpatriotja e tij shkrimtarja mis Edit Durham u mahnit nga mikpritja shqiptare dhe Kulla e Oroshit, pronë e Gjomarkajve në Shqipërinë e Veriut në Mirditë.
Veç si Kapidan i Mirditës dhe zëvendëskryeministër i parë i Shqipërisë në Qeverinë e Princ Ëidit, princi mirditor Prenk Bibë Doda do të mbahet mend edhe për vizitën e tij kur i bëri Napoleonit III në Francë. Pasi Napoleoni u mahnit nga inteligjenca e princit mirditor Prenk Bibë Doda dhe me dëshirë që ta mbante më afër Evropës, i dhuroi një shpatë të praruar në argjend.
Fati i shpatës së princit mirditor humbi “shkëlqimin” e saj në maj të vitit 1959, kur shefi i perandorisë komuniste, Nikita Hrushov vizitoi Shqipërinë. Në kulmin e dashurisë ekzotike midis Bashkimit Sovjetik dhe Shqipërisë komuniste, Nikita Hrushov qëndroi plot dy javë në Shqipëri! Kur në fund të vizitës erdhi çasti i shkëmbimit të dhuratave, diktatori shqiptar Enver Hoxha, provoi që me një gur t’i vriste dy zogj. Nxori shpatën e praruar në argjend të Prenk Bibë Dodës, të cilën komunistët e sekuestruan me dhunë nga familja Gjomarkaj dhe ia bëri dhuratë Hrushovit. Përmes shpatës së Prenk Bibë Dodës, diktatori shqiptar jo vetëm i provokonte familjet fisnike, por edhe i kërcënonte me zhdukje fizike.
Edhe pas rënies së komunizmit, shteti shqiptar as u interesua për kthimin e shpatës së Prenk Bibë Dodës në Shqipëri, as u kujdes për kthimin e pronave të Gjomarkajve dhe të familjeve tjera fisnike, të cilat me breza u përkushtuan për një Shqipëri demokratike. Për ironi të fatit, pak kohë më parë në pronat e Gjomarkajve mbi lumin Fan në Qafëmollë, shteti shqiptar nisi të ndërtojë një hidrocentral mbi pronat e Gjomarkajve pa marrë leje dhe pa i pyetur ata! Fate të njëjta të pronave të familjeve fisnike po ndodhin edhe në Kosovë./lajmi.net
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?