Çmimi i naftës në tregun ndërkombëtar u ul përsëri të enjten, si pasojë e shqetësimeve për mbifurnizim dhe çmimi i saj në bursën e New Yorkut ra në pikën më të ulët gjatë 12 vjetëve të fundit, me 26.21 dollarë për fuçi, ose me një ulje prej 4.5%.
Sipas parashikimeve të Drejtorisë së Informacioneve Energjetike të ShBA-së, inventari global i naftës bruto do të shtohet më tej sivjet dhe në vitin e ardhshëm.
Një raport i kësaj drejtorie thotë se vëllimi i prodhimit ditor i OPEC-ut ishte 31.6 milionë fuçi, ose 800 mijë fuçi më shumë se vitin 2014.
Ndërsa këtë vit dhe vitin e ardhshëm vëllimi i prodhimit ditor të OPEC-ut do të shtohet përkatësisht 700 mijë fuçi dhe 600 mijë fuçi.
Nagavci: Të gjithë fëmijët shqiptarë mësojnë me abetaren e p...
Ministri Maqedonci thirrje të rinjve që të aplikojnë në FSK:...
“Mashtrimet nëpërmjet internetit”, Policia del me njoftim si...
PDK kërkon seancë për shkarkimin e bordit të RTK-së
Shqiptarët e nisin protestën në Preshevë për shkelje nga Ser...
Presidenti Begaj takohet me të Dërguarin e Posaçëm të Kryemi...