Shkencëtarët zbulojnë valët gravitacionale

18:59 | 11 Shkurt 2016
Arbresh Info

Shkencëtarët ditë më parë kanë paralajmëruar për se mund të jenë gati për të njoftuar se ata kanë vërejtur disa valë gravitacionale në strukturën hapësirë-kohë.
Shkencëtarët që punojnë me sistemin Laser Interferometër për valë të gravitacionit (LIGO), makineri e cila është ndërtuar për të zbuluar dridhjet e vogla të valëve gradacionale, kanë dhënë rezultat definitiv për zbulimin e valëve gravitacionale.

Ata tani janë siguruar për këtë zbulim që thuhet se ky mund të jetë zbulimi që mund të ndryshojë plotësisht të kuptuarit tonë ndaj gjithësisë, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Valët gravitacionale janë parashikuar për herë të parë nga Ajnshtajni 100 vite më parë, por kurrë nuk janë vërejtur direkt.

Ekipi ndërkombëtar thotë se zbulimi i këtyre valëve gravitacionale do të sjellë një epokë të re për astronominë.

Gjithashtu ata thonë se ky zbulim, pas shumë dekadave kërkim, është zbulimi më i madh pas Big Bengut.

Çka mundësojnë Valët Gravitacionale?

Shkencëtarët tani mund të i studiojnë direkt vrimat e zeza në Hapësirë përmes këtyre valëve. Gjithashtu këto valë mundësojnë edhe zbulimin e lindjes dhe krijimit të universit.

Valet gravitacionale mundësojnë zbulimin e ekzistimit të shumë dimensioneve fizike.

Valët në Fizikë, njihen si një luhatje që transformon energji në Hapësirë. Valët gravitacionale kombinohen me magnetizëm. Kjo do të avancojë të ardhmen e lëvizjes në mënyrë të pazhurmshme dhe shumë të shpejtë në Hapësirë.

Këto valë mundësojnë shikimin në pjesën më të largët të universit, thonë shkencëtarët.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme