Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), nuk po e publikon listën e uzurpatorëve të Ndërmarrjeve Shoqërore (NSH), edhe pse një gjë të tillë e kishte kërkuar kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, gjatë një takimi me zyrtarë të lartë të kësaj Agjencie. Tash në AKP po thonë se listën e uzurpatorëve nuk do ta publikojnë në ueb-faqe të AKP-së ashtu siç ishte thënë ditë më parë, por atë do t’ia dërgojnë Kuvendit brenda pak ditëve. “AKP-ja do t’ia dërgojë Kuvendit listën e të gjitha shitjeve që kanë qenë me uzurpatorë, pastaj listën e uzurpatorëve aktualë dhe listën e të gjitha shitjeve që janë bërë deri më tani, në mënyrë që publiku të ketë njohuri për asetet që janë shitur në Kosovë”, ka thënë zëdhënësi i AKP-së, Ylli Kaloshi, shkruan Zëri.
Para disa ditësh kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me drejtuesit e Agjencisë Kosovare të Privatizimit janë zotuar se do t’i mbrojnë asetet e shtetit. Udhëheqësit e këtyre dy institucioneve në një takim që kanë pasur kanë thënë se deri në mars të këtij viti të gjitha pronat e uzurpuara do të kthehen nën autoritetin e Agjencisë. Ndërkohë, janë zotuar se në ueb-faqen e Agjencisë brenda pak ditësh do të publikohen të gjithë emrat e uzurpatorëve të pronës shoqërore.
Nagavci: Të gjithë fëmijët shqiptarë mësojnë me abetaren e p...
Ministri Maqedonci thirrje të rinjve që të aplikojnë në FSK:...
“Mashtrimet nëpërmjet internetit”, Policia del me njoftim si...
PDK kërkon seancë për shkarkimin e bordit të RTK-së
Shqiptarët e nisin protestën në Preshevë për shkelje nga Ser...
Presidenti Begaj takohet me të Dërguarin e Posaçëm të Kryemi...