Google ADS

10 mënyra sesi të loboni për filmin “Shok” në Oscar

09:09 | 11 Shkurt 2016
Arbresh.info

Me ceremoninë e Oscarit që po afrohet, është thelbësore mbështetja për filmin e shkurtër “Shok”, i cili është nominuar në kategorinë e filmave të shkurtë. Në këtë kategori ka filma të tjerë cilësorë dhe për këtë është e rëndësishme që shqiptarët ta thonë fjalën e tyre sa i përket filmit “Shok”.

Për këtë arsye, faqja “Teamalbanians” që menaxhohet nga një grup i shqiptarëve në diasporë e që merren me promovimin e kulturës, turizmit dhe gjithçka tjetër që ka të bëjë me shqiptarët, ka vendosur një listë prej 10 mënyrave sesi mund të mbështetet filmi i parë kosovar i nominuar për Oscar, shkruan Insajderi.

“Shok” është një film i shkurtër i shkruar dhe në regji të Jamie Donoughue, i bazuar në një ngjarje të vërteta që kanë ndodhur në Kosovën e gjatë luftës. Kritika ndaj filmit “Shok” ka qenë mjaftë pozitive.

Që prej publikimit ky film ka fituar 11 çmime dhe është nominuar për dy të tjerë.

Ja sesi mund të loboni për filmin “Shok”

  1. Ndiqeni dhe shpërndajeni filmin në rrjete sociale. Pëlqejeni filmin Shok në Facebook, ndiqeni atë në Instagram dhe Twitter. Pasi ta pëlqeni dhe ta ndiqni, shpërndajeni atë,
  2. Shpërndajeni promon e filmit Shok në Vimeo ,
  3. Shpërndajeni videon e reagimeve të audiencës për filmin ,
  4.  Shtojeni logon e filmit Shok në foton e profilit në Facebook dhe Twitter,
  5. Shpërndajeni uebsajtin e filmit Shok me gjithë shokët e tu,
  6. Raportojeni çdo video ilegale të filmit Shok, lajmëroni drejtuesit e filmit duke i kontaktuar ata
  7. Merrni pjesë në shfaqjet zyrtare të filmit Shok
  8. Shpërndaj fotot e filmit Shok nga faqja e tyre zyrtare në Facebook
  9. Vlerësojeni me një notë filmin Shok në Imdb
  10. Shpërndajeni këtë artikull me gjithë shokët e tu

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme