Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim thotë se ekonomia gri, problemet me furnizim me energji elektrike dhe praktikat korruptive, janë identifikuar si tri pengesat kryesore për të bërë biznes në Kosovë, raporton KTV.
BERZH-i së bashku me Bankën Botërore e kanë realizuar për herë të pestë hulumtimin e quajtur “Ambienti i Biznesit dhe Afarizmi i Ndërmarrjeve” për vitet 2013 dhe 2014 nga të cilat ka dal se mjedisi i të bërit biznes në rajonet e tranzicionit tregon përmirësime të vogla.
Hulumtimi është kryer me mbi 15 mijë kompani të 29 vendeve anëtare të BERZH-it.
“Korrupsioni vazhdon të jetë një nga problemet kryesore e të bërit biznes jo vetëm në Kosovë”, por BERZH nënvizon se është shënuar rënie në disa raste të korrupsionit si p.sh, pagesat joformale që priten apo kërkohen nga zyrtarët e taksave, përcjell koha.net.
Ndërsa, rënia më e madhe është shënuar në pagesat joformale për zyrtarët publik në sektorë si doganat, taksat, licencat etj.
“Është një version më i mirë i Haalandit”, Van Der Vaart zbu...
Nagavci: Kemi buxhetuar pagat për punësimin e 500 asistentëv...
G7 paralajmëron Rusinë kundër përdorimit të trupave koreanov...
Balluku: Nga 1 janari do të ulet çmimi i energjisë elektrike
Xhaka para duelit me Liverpool-in: E di se si është të luash...
Kurti viziton familjen e Rexhep Selimit në 4-vjetorin e arre...